LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i Roger Federerit: Tenisti më i mirë i të gjitha kohëve një ëmbëlsire vështirë i reziston!

Ushqimi i Roger Federerit: Tenisti më i mirë i të gjitha kohëve një ëmbëlsire vështirë i reziston!

Për të qenë çdo gjë në rregull dhe për të mbajtur dominimin në sport, Federer patjetër duhet të ushqehet siç duhet.

Çfarë dëshiron Roger Federer, a janë ato ushqime të njelmëta apo ëmbëlsira të shijshme? Kjo është lista e asaj që Federer ha për kafjall, drekë dhe darkë, transmeton Telegrafi.

Për të filluar ditën, Roger Federer më së shpeshti rekomandon kafjall të ëmbël, para kafjallit të njelmët. Ato kryesisht janë ushqime të ëmbla me komposto pemësh të freskëta. Kjo është zgjedhja e tij për kafjall para ndeshjes.


Federer pastaj vazhdon rutinën e vet me lëng të freskët nga pemët e kulluara, pastaj me kafe, dhe në fund edhe me një sasi të vogël uthulle.

Para ndeshjes së tenisit, Federer kënaqet me një pjatë pastë. Dy orë para çdo ndeshjeje ha pastë me salcë të lehtë. Kjo i është bërë shprehi e rregullt tashmë 20 vjet.

Në pauzë midis stërvitjeve, Federer ha çokollata të vogla energjike. Gjithashtu, në këtë listë janë patjetër edhe bananet të cilat Federerit i japin energji.

Për darkë, Federer pothuajse ka thënë që është adhurues i kuzhinave italiane, japoneze dhe indiane.

Sportistët kanë të drejtë që të relaksohen. Edhe pse ushqimi i shëndetshëm për ta është imperativ, ndonjë ëmbëlsirë nuk do të bëjë probleme të mëdha.

Federer adhuron çokollatën dhe akulloren. Këto janë dobësitë e tij dhe nuk pendohet kur blen kuti të madhe akulloreje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori