LAJMI I FUNDIT:

Spektakël futbolli, fërkime, gola e kartonë – ‘el Clasico’ përfundon baras

Spektakël futbolli, fërkime, gola e kartonë – ‘el Clasico’ përfundon baras
(Foto: Getty Images)

Camp Nou ka qenë arena e një superndeshjeje ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit që zhvilluan atë që njihet si derbi më i madh në botë – ‘el Clasico’. Dueli ndërmjet dy rivalëve përfundoi baras (2-2).

Vetëm dhjetë minuta lojë mjaftuan që rezultati të zhbllokohej. Dhe kjo erdhi falë një aksioni të shpejtë të katalunasve, me ç’rast Luis Suarez pranoi një asistim nga Sergi Roberto dhe shënoi në portën e Keylor Navas (10′).


(Foto: Getty Images)

Mirëpo, nuk vonoi reagimi i Cristiano Ronaldos. Pas një goditjeje me kokë nga Karim Benzema, portugezi e futi topin në rrjetë (14′). Por, në proces, 33-vjeçari pësoi një lëndim dhe Zinedine Zidane nuk rrezikoi duke e zëvendësuar në pjesën e dytë.

(Foto: Getty Images)

Në vazhdim të pjesës së parë nuk munguan edhe sjelljet agresive të lojtarëve që kulmuan me përjashtimin e Sergi Robertos me karton të kuq për shkak të sjelljes josportive kundrejt Marcelos.

(Foto: Getty Images)

Por, edhe pse kishte inferioritetin numerik në pjesën e dytë, Barca bëri një paraqitje fantastike. Lionel Messi pranoi një top nga Luis Suarez për ta rikthyer epërsinë e vendasve (53′).

(Foto: Getty Images)

Katalunasit patën disa raste të tjera shënimi, por nuk i konkretizuan dhe ndëshkimi erdhi nga Gareth Bale. Një pasim i mirë i dërguar drejt uellsianit nga Marco Asensio rezultoi me golin e barazimit (73′).

Të pandalshme ishin aksionet dhe rastet nga të dyja skuadrat deri në mbyllje të takimit, por asnjëri nga rivalët nuk ia doli ta fitonte ndeshjen.

Barcelona tashmë është kampion i La Ligas për sezonin 2017/2018, ndërsa Real Madridi e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

(Foto: Getty Images)

Për më shumë, Los Blancos luajnë në finalen e garës më të madhe evropiane këtë edicion, derisa Blaugranët e kanë fituar edhe Kupën e Mbretit.

Katalunasit vazhdojnë serinë pa humbje këtë sezon në kampionatin spanjoll, ndërsa në javën e  ardhshme luajnë kundër Levantes. Los Blancos kanë kundërshtar Celta Vigon në javën e 37-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori