LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Do të doja që këto ndjenja të ishin të përhershme

Iniesta: Do të doja që këto ndjenja të ishin të përhershme
(Getty Images)

Andres Iniesta i është gëzuar titullit të fundit të La Ligas me fanellën e Barcelonës dhe natyrisht se ky është një prej çasteve që do ta mbajë mend shumë gjatë.

Mjeshtri spanjoll i mesfushës të premten bëri të ditur se do të largohet nga skuadra, të cilës ia fali gjithë karrierën si lojtar profesionist.


(Foto: Getty Images)

Dhe natyrisht se të dielën mbrëma, kur Blaugranët e fituan titullin për edicionin 2017/2018 në kampionatin spanjoll, i gjithë stadiumi Riazor i duartrokiste numrit 8.

Të gjitha lajmet për Andres Iniestan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Andres Iniestan

“Është një ndjenjë që nuk shkruhet, si në aspektin personal, ashtu edhe si sportist, nuk ka fjalë që mund ta shprehin këtë dashuri të madhe nga njerëzit, madje edhe në momente të vështira (pasi Deportivo La Coruna ra nga liga)”.

“Një falënderim të përjetshëm, sepse është gjë shumë e bukur. Kjo lëvizje nuk ka të bëjë me ndërrimin e opinionit, por jam duke e bërë vendimin më të sinqertë për mua dhe për klubin”.

(Foto: Getty Images)

“Përfundimi i sezonit me këto ndjenja para Kampionatit Botëror dhe me një aventurë tjetër përpara, do të doja të ishte e përjetshme. Do të doja të mos përfundonte kurrë, por gjithçka ka një fillim dhe një fund”, ka deklaruar Don Andres.

Kapiteni do t’i zhvillojë edhe katër ndeshje si lojtar i Barcelonës para se t’i japë fund qëndrimit 22 vjeçar në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori