Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) njofton se drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkaq të premten më 23 mars 2018, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivando t’i ndajnë Rushitit Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.
Ky çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Me këtë çmim do të nderohen dhjetë gra nga mbarë bota.
Rushiti do të ndjekë Programin Ndërkombëtar për Lidership, në kuadër të të cilit do të vizitojë shtete të ndryshme në SHBA dhe do të ketë takime me organizata dhe biznese të ndryshme, me qëllim bashkëpunimi në zhvillimin e strategjive dhe ideve për fuqizimin e grave në SHBA dhe jashtë saj.
Ndryshe, Feride Rushiti përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1997 dhe më pas specializoi në degën Gastroenterologji.
Rushiti është një nga aktivistet pioniere e të drejtave të njeriut në Kosovë. Aktivitetin e saj human e filloi në vitet e 90-ta, ku si pasojë e luftës së vitit 1998-1999 dhe shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut, më se gjysma e popullsisë së Kosovës ishte shpërngulur, kryesisht në Shqipëri.
Në atë kohë, Rushiti mobilizoi një ekip prej 45 profesionistë shëndetësor nga Kosova, me të vetmin qëllim: ofrimin e ndihmës mjekësore dhe psikologjike për të shpërngulurit.
Përfundimi i luftës dhe kthimi në Kosovë, shënon fillimin e një etape të re të angazhimit të saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht në luftimin e torturës dhe formave tjera të degradimit njerëzor.
Konkretisht, në tetor të vitit 1999, Rushiti themeloi Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila ishte adresa e parë në ofrimin e shërbimeve rehabilituese, ndihmës mjekësore dhe psiko-sociale për të sapo kthyerit e pasluftës, të mbijetuar të torturës dhe dhunës sistematike.
Rushiti, ka dhënë një kontribut të veçantë në parandalimin e torturës dhe formave tjera të keqtrajtimit njerëzor, për personat e privuar nga liria. Që nga ajo kohë, është instaluar monitorimi dhe raportimi i rregullt mbi zbatimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Policinë e Kosovës dhe institucionet e shëndetit mendor.
Qysh nga themelimi i QKRMT-së, Feride Rushiti në fokus të angazhimit dhe aktivitetit të saj ka pasur të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur