LAJMI I FUNDIT:

Valdet Grapci i rikthehet basketbollit në moshën 44-vjeçare për ta ndihmuar Pejën (Video)

Valdet Grapci i rikthehet basketbollit në moshën 44-vjeçare për ta ndihmuar Pejën (Video)

Klubi i basketbollit i Pejës ka shënuar fitore kundër Kerasant Prishtinës me rezultat 66-58, për të regjistruar fitoren e gjashtë të stinorit.

Qendra Valdet Grapci, në moshën 44-vjeçare, ka veshur sonte fanellën me numër 16 me ngjyra verdhezi për të qenë afro 21 minuta në parket dhe për ta kthyer ekipin te fitorja, pas serisë më të dobët në historitë klubit- afro katër muaj pa fitore.


Grapci shënoi shtatë pikë, realizoi nëntë kërcime dhe regjistroi katër asistime në përballjen që Peja e fitoi ndaj Kerasan Prishtinës sonte, për t’i ngjallë shpresat e ekipit – në krizë të rëndë financiare – për mbijetesë.

Peja me fitoren e sotme ndaj Kerasan Prishtinës ka regjistruar triumfin e gjashtë të stinorit krahas 15 humbjeve që i ka dhe ka dalë nga zona e rrezikshme e Superligës për momentin.

Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar, që do të thotë se Peja do të ndeshet edhe njëherë me secilin ekip në Superligë – në ndeshjet që do të përcaktojnë fatin e treshes që po lufton për mbijetesë, ku përveç ish-kampionit bëjnë pjesë edhe debutuesja në Superligë, Borea dhe ekipi nga kryeqyteti, Kerasan Prishtina. /dukagjini/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori