Historiani dhe ish-kreu i arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një telegram të rrallë ku të burgosurit e diktaturës i dërgonin në vitin 1991 presidentit Ramiz Alia për të mbrojtur figurën e ish-dikatorit Enver Hoxha nga i cili edhe u burgosën.
Dervishi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se të dënuarit ordinerë të Tërnovës i dërguan telegram Ramiz Alisë për të kundërshtuar kërkesat e studentëve.
“Dhe ne i dashur zoti Ramiz Alia, donim që nëpërmjet jush t’u bënim thirrje këtyre fluturakëve, me çdo gjë të luajnë, le të bojkotojnë ç’të duan e në cilëndo parti të shkojnë, udha e mbarë u qoftë, por me Enver Hoxhën mos të luajnë, se vërtet pak jemi, por miliarda për të bëhemi”, shkruhet në telegramin e publikuar nga Dervishi.
Reparti nr.312 Tërnovë ishte një kamp i punës së detyruar i çelur për të nxjerrë mineralin e kromit dhe funksionoi si i tillë në vitet 1987-1991. Ai u ndërtua nga të dënuarit politikë. Vuanin dënimin këtu fillimisht të dënuar politikë dhe ordinerë, por muajt e fundit të ekzistencës së tij, reparti u mbizotërua nga të dënuarit ordinerë.
Në valën e madhe të telegrameve nga kontingjenti “njeri i ri” që i drejtoheshin Ramiz Alisë në shkurt 1991 për të mbrojtur emrin e Enver Hoxhës dhe kundërshtuar kërkesat e studentëve ishin edhe të dënuarit ordinerë të Tërnovës.
Telegram Zotit Ramiz Alia, kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH-së, Tiranë
Njëzëri, të dënuarit e repartit nr.312 Tërnovë, vendosëm që të dërgonim juve zoti president, këtë telegram të cilin dëshirojmë ta publikoni.
Po jetojmë edhe ne çdo ditë me hallet e popullit tonë, me proceset demokratike që po merren, me situatën që aktualisht po kalon vendi ynë.
Me gjithë zemër përkrahim këto reforma të ndërmarra nga qeveria, te të cilat shohim një të ardhme të bukur, e te të cilat ballafaqojmë veten, reagimin tonë në ndërgjegje.
Më shumë se kurrë, shohim sot se ç’kemi bërë e ç’duhet të bëjmë.
Zoti president, ne të dënuarit e repartit 312 Tërnovë, çdo orë e minutë jemi në punë dhe asnjë pjesë të kësaj kohe, nuk e kemi humbur dhe se humbim.
Dhe rezultatet flasin vetë, nuk njohim mosrealizime, por tejkalimi i detyrave të planit është bërë tradita jonë.
Por nuk është kjo arsyeja që po ju shkruajmë.
Diçka po na ngacmon çdo ditë e më tepër deri në palcë dhe pikërisht ca njerëz deri në mënyrë të organizuar që po na thonë “mohojeni se jeni shqiptarë”.
Por indinjimi ynë arriti kulmin e tij kur nëpërmjet televizionit mësuam se studentët tanë, disa nga vëllezërit dhe motrat tona, kërkuan të mohojnë gradaçelën e madhe, parajsën e madhe, mrekullinë e vërtetë e të shenjtë, veprën e të madhit Enver Hoxha.
Mëkat! Dhe ne i dashur zoti Ramiz Alia, donim që nëpërmjet jush t’u bënim thirrje këtyre fluturakëve, me çdo gjë të luajnë, le të bojkotojnë ç’të duan e në cilëndo parti të shkojnë, udha e mbarë u qoftë, por me Enver Hoxhën mos të luajnë, se vërtet pak jemi, por miliarda për të bëhemi.
Na e thotë mendja e na e ndjen zemra se nëse populli lëviz, maja e Tërnovës nga vendi lëviz dhe populli nga vepra e Enver Hoxhës.
Në se disa e kuptojnë se gjithë këto ndryshime që po ndodhin janë pasojë e Enver Hoxhës, me plot gojën u themi se qenkan miopë e kaluar miopëve.
Ndaj u bëjmë thirrje e po u rikujtojmë se Enver Hoxha është ende gjallë e s’ka për të vdekur kurrë, derisa të shuhet çdo pëllëmbë e kësaj toke.
Populli i ka njohur gjithmonë bijtë e tyre, siç njeha nëna birin e saj, e Enver Hoxha është biri i nënës më të madhe, biri i luftës, i lirisë, pavarësisë e sovranitetit.
E nëse diçka nuk ka vajtur mirë, shkaku kryesor ka qenë se disa nga ne apo të tjerë nuk punuan mirë.
Ndaj ne nuk po shlyejmë borxhet e ndokujt, por borxhet tona.
Nëse do të kërkomë të vijë Europa në Shqipëri, ose të shkojmë drejt saj, kjo udhë do mund, do djersë, do më së pari sakrificë.
E të gjitha këto nuk arrihen me bojkotime, greva, shkrehje të punës, duke thyer xhama, me mitingje pa bukë e me përçarje.
Zoti Ramiz Alia, Ju premtojmë se gjithmonë me ju e pranë jush do të jemi ndonëse jemi të fajësuar në jetë, zemrën e kemi plot shpresë se do të shërbejmë me nder e kurrë në shtigje pa krye s’do ecim, veç në shtegun e demokracisë së vërtetë.
Edhe ne kemi probleme, bile do të thonim ca më shumë se ato që s’po pushojnë të kërkojnë të drejta, mirëpo ne po shohim vetë se ata pak nga pak po na plotësohen dhe në statistikat tona shënohen vetëm arritje.
Përfitojmë nga rasti t’ju zotohemi zoti presidenti ynë për nder të zgjedhjeve të 31 marsit, do t’i japim popullit: 1-500 ton mineral kromi mbi planin 2-200 ml avancime mbi planin 3-Do realizojmë normën 115% Të na rroni sa malet në krye të vendit të burrave, zoti president Ramiz Alia!
Lavdi veprëS së ndritur e të pavdekshme të Enver Hoxhës. Efektivi i të dënuarve të repartit nr.312 Tërnovë
12.2.1991 /PANORAMA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje