LAJMI I FUNDIT:

West Ham dëshiron ta rikthejë Pellen në Ligën Premier

West Ham dëshiron ta rikthejë Pellen në Ligën Premier
Graziano Pelle (Getty Images)

Graziano Pelle thuhet se është në negociata për një rikthim në Angli te West Ham Unitedi, por duhet të marrë një reduktim page nga ajo që fiton tek kinezët e Shandong Luneng.

Sulmuesi italian bëri transferimin e tij në Kinë pas Euro 2016, duke shënuar 30 gola në dy sezone me skuadrën e Southamptonit në Ligën Premier.


Sipas gazetës Mail, 32-vjeçari italian po konsideron një kthim në Evropë dhe veçanërisht në Angli.

Këta janë 11 futbollistët më të paguar në botë (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë 11 futbollistët më të paguar në botë (Foto)

Pika kryesore e marrëveshjes pritet të jetë ajo e uljes së pagës pasi West Ham nuk mund t’ia ofrojë atë që fiton në Kinë.

Pelle ka humbur edhe vendin te Italia pas kalimit në Kinë (Getty Images)

Kjo pasi, Pelle fiton plot 13.5 milionë funte apo 16 milionë euro në sezon tek skuadra e Shandong Luneng.

Pelle ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime në 26 ndeshje konkurruese për klubin kinez.

Ndër të rrallët që e pranojnë, Pelle: Po të mos ishin paratë nuk do të shkoja në Kinë
Lexo po ashtu Ndër të rrallët që e pranojnë, Pelle: Po të mos ishin paratë nuk do të shkoja në Kinë

Italiani në të kaluarën ka luajtur edhe me skuadra tjera në Evropë si Parma dhe Sampdoria në Serie A dhe AZ Alkmar dhe Feyenoord në Erediviesie.

Kohën më të mirë e ka kaluar në Holandë tek Feyenoord ku për dy sezone ka zhvilluar 57 ndeshje dhe ka shënuar 50 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori