LAJMI I FUNDIT:

Jiangsu pranon huazimin e Ramiresit te Interi

Jiangsu pranon huazimin e Ramiresit te Interi

Mesfushorit brazilian, Ramires, duket se i është dhënë drita e gjelbër për t’u bashkuar me Interin pasi skuadra e tij, Jiangsu Suning, ka ranë dakord për një marrëveshje huazimi.

Interi është në kërim të emrave të rinj për të përforcuar skuadrën pasi ka ngecje na ndeshjet e fundit në kampionat, ku kanë lëshuar shumë pikë.


Trajneri Luciano Spalletti nuk është i kënaqur me numrin e futbollistëve dhe ka kërkuar nga drejtuesit prurje të reja në skuadër, ku njëri ndër më të përfolurit është braziliani Ramires.

Ramires: Do të isha i lumtur t'i bashkohesha Interit
Lexo po ashtu Ramires: Do të isha i lumtur t'i bashkohesha Interit

Ramires ka kaluar dy vitet e fundit me klubin e Superligës Kineze, Jiangsu Suning, klubi i cili është në pronësi të pronarëve të Interit, por dëshiron të kthehet në futbollin e evropian.

Ramires për shumë vite ka qenë titullar i padiskutueshëm te Chelsea (Getty Images)

Jiangsu, në fillim hezitonin të lejonin që një nga pasuritë e tyre të çmuara të largohej, por që tani thuhet se kanë pranuar humbjen në përpjekjet e tyre për ta mbajtur atë.

Sipas Gazzetta dello Sport, marrëveshja për të marrë ish-yllin e Chelseat, Ramires në San Siro mund të përfundojë në dy deri në tre ditët e ardhshme.

Julio Cesar: Ramires, një lojtar që i duhet Interit
Lexo po ashtu Julio Cesar: Ramires, një lojtar që i duhet Interit

Interi pritet të jetë shumë aktiv gjatë javës së ardhshme të afatit kalimtar të transferimeve të janarit, duke sjell edhe ndonjë përforcim.

I pari që pritet të vijë është mbrojtësi i Benficas, Lisandro Lopez, ndërsa janë afër edhe me Rafinhan e Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori