Shkrimtari i njohur, Stefan Çapaliku, ka promovuar romanin e tij më të ri me dy vëllime, “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”. Promovimi u bë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë.
Të pranishëm në promovim ishin shumë prej figurave të njohura të artit dhe letërsisë në vend, si dhe përfaqësues të mediave.
Promovimi u hap nga Agim Selimi, dekan i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, i cili fjalimin e mbajtur e nisi me falënderime ndaj autorit dhe mikut të tij Çapaliku, që solli këtë vepër për artdashësit dhe të apasionuarit e letërsisë në Kosovë.
Ndërkohë, pranë tij gjendej Frano Kulli, botuesi i veprës që ka dalë në shitje nga Enti Botues “Gjergj Fishta” në Tiranë. Ai në pika të shkurtra foll rreth kësaj vepre, duke cituar qytetin e Shkodrës, i cili njëherësh njihet edhe si djepi i kulturës shqiptare dhe se dashuria e shqiptarëve të Kosovës ndaj këtij qyteti ka qenë përherë e pakursyer.
Në foltoren promovuese të librit foli edhe Agron Shala, i cili tha se Çapaliku, si në vëllimin e parë, ashtu edhe në të dytin të romanit autobiografik, dëshmon se ka kujtesë të shkëlqyeshme. Por, atë kujtesë di ta bartë te lexuesi me një stil unik shkrimi. Thjeshtë, bukur, si pakkush.
“Derisa për nobelistin kolumbian Gabriel Garcia Marquez kanë thënë se imagjinata e tij prodhon rrëfime me imazhe. Këto imazhe i sheh secili që lexon edhe veprat e Çapalikut”, ka thënë Shala.
Ndërkohë, vet Stefan Çapaliku mori fjalën në fund, për të falënderuar gjithë të pranishmit për prezencën e tyre, ndërsa në retrospektivë kujtoi shkurt kohën e fëmijërisë së tij dhe të studimeve kur kishte arritur të kishte në dorë dy librat e parë nga Shtëpia Botuese “Rilindja” në Prishtinë.
“Për herë të parë më 1985, si student, kisha në dorë kompletet e Migjenit, De Radës, e shumë shkrimtarëve të tjerë shumë të rëndësishëm shqiptarë”, ka thënë ai, duke cekur një moment ndryshe kontakti me Kosovën. “Ato botime kanë qenë frymëzim shumë i madh për mua. Madje, një prej librave që kisha blerë e që më la përshtypje – diçka që sot mund të tingëllojë qesharake – ishte ‘Morfologjia e një fushate’ e Rexhep Qosjes. E them këtë veç sepse libri ishte i ngarkuar mbi një debat, mbi një dialog, e ne në komunizmin e Shqipërisë nuk e imagjinonim se si mund të bëhej një debat publik”.
“Pra, dua të them sa më shumë që të gërmosh në kujtesë, aq më shumë zë lidhje të forta me Prishtinën. Kjo e shton dozën e kënaqësisë sime të të qënit sot pranë jush”, shtoi dramaturgu dhe shkrimtari i madh shqiptar.
Vëllimi i parë i veprës “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, shtjellon ngjarjet në qytetin e Shkodrës, qyteti në të cilin autori Çapaliku ka kaluar fëmijërinë, duke shënuar kështu kontributin e tretë të rëndësishëm mbi qytetin – pas është “Rrethimit të Shkodrës” ttë Marin Barletit botuar më 1504 dhe “Shkodrës së rrethueme” të Dom Ndoc Nikajt në vitin 1913. ndërsa vepra e tretë me radhë cilësohen këto dy vëllimet që tani i kemi në dorë.
Ngjarjet e vëllimit të dytë të romanit, pos Shkodrës janë vendosur edhe në Tiranë e në Tropojë. Ky vëllim ka 29 tregime dhe është ndarë në tri pjesë: “Fundi i tunelit dukej i errët dhe i pafund” dhe “Midis të metave kemi edhe dobësi”. Pjesa e tretë, “Sistemi ndërroi si të ishte një fletë libri”, është veç fletë e zbrazët që duhet ta mbushin ata që e dinë se si ndodhi kjo!
Që të dy vëllimet, të projektojnë në mendje imazhe si të neorealizmit italian – plotë shpirt e plotë zymtësi. Çapaliku merret me njerëz të rëndomtë jo me detajet politike të kohës. Por, si një mjeshtër i rrallë i fjalëve, realiteti i viteve ’60, ’70 e ’80 të shekullit të kaluar, kuptohet më mirë te romanet e tij se në shumë libra të historisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje