LAJMI I FUNDIT:

Ben Affleck shtoi 4.5 kilogramë në muskuj për rolin e Batmanit: Dieta ditore e tij

Ben Affleck shtoi 4.5 kilogramë në muskuj për rolin e Batmanit: Dieta ditore e tij

Ben Affleck ka ndjekur një plan shumë strikt të ushqyerjes dhe stërvitjeve gjatë përgatitjes për rolin e Batmanit. Në këtë mënyrë, ai arriti që të shtonte mbi 4.5 kilogramë vetëm në muskuj.

Aktori duhej të përgatitej për rolin e superheroit në filmin “Batman v Superman: Dawn of Justice” (2016), ku ka luajtur së bashku me Henry Cavill.

Affleck u desh t’i rriste muskujt për rolin e Batmanit (lrmonline)

Natyrisht se krahas stërvitjeve të rregullta, ai është dashur t’i kushtonte vëmendje ushqimit që konsumonte në mënyrë që të shtonte peshë vetëm në muskuj.


Plani i tij ushqyes i kishte shpërndarë makronutricientët në këtë mënyrë: 45 për qind karbohidrate, 35 për qind proteina dhe 20 për qind yndyra.

Aktori shtoi 4.5 kg në muskuj (Just Jared)

Në përgjithësi, ai konsumonte ndërmjet 2.500 dhe 3.000 kalori në ditë, ndërsa vetëm 2.000 kalori i merrte në ditët kur nuk ushtronte.

Shembulli i një diete ditore të Ben Affleckut gjatë përgatitjeve për rolin e Batmanit:

Mëngjesi: Çdo ditë hante vezë dhe tërshërë. Për yndyra të shëndetshme, ai konsumonte avokado.

Para dreke: Hirrë proteine dhe bajame. Njëherësh e konsumonte edhe një suplement për ta rritur nivelin e testosteronit.

Zmadhimi i muskujve të tij është parë gjatë xhirimeve (Just Jared)

Dreka: Karbohidrate nga pasta ose oriz të kaftë, si edhe peshk ose pulë për të marrë proteinat e nevojshme.

Pas ushtrimeve: Menjëherë pas ushtrimeve ka ngrënë një pjatë oriz të bardhë dhe një file mish viçi. Për shtesë, ai hante fruta, si rrush dhe banane.

Darka: Perime dhe një pjatë me peshk (salmon ose peshk tjetër). Për yndyrat e shëndetshme përgatiste një sallatë me vak ulliri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori