LAJMI I FUNDIT:

Në HardhFest 2017 priten 50 mijë vizitorë

Në HardhFest 2017 priten 50 mijë vizitorë

Tashmë po bëhen përgatitjet e fundit për këtë edicion të HardhFest.

HardhFest 2017 do të mbahet këtë fundjavë në Rahovec, ku mes rrushit, verës dhe programit artistik, do të ketë vëmendje të veçantë promovimi i vlerave turistike të Rahovecit.

Këtë vit është synuar ndërkombtarizimi me përfshirën në performancë të ish-yllit të Deep Purple, Joe Lynn Turner, kurse me këtë rast sipas Agron Sokolit, drejtorit të festivalit dhe një prej themeluesve – priten afro 50 mijë vizitorë.


“Interesimi është shumë i madh si nga të gjitha vendet e Kosovës, Shqipëria po ashtu edhe nga i gjithë rajoni si prej Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë, Kroacisë e vende të ndryshme të botës. Ne si këshill presim që të kemi mbi 50 mijë vizitorë. Tani me HardhFestin e ka vendosur Republikën e Kosovës në listën e ngjarjeve më të mëdha botërore. Në Rahovec të gjitha objektet hoteliere janë të rezervuara gjithashtu edhe në HardhCamp kanë mbetur shumë pak vende. Tani jemi duke i drejtuar të gjithë turistët në hotelet përreth Rahovecit”, theksoi Agron Sokoli për mediat lokale.

Këtë vit pos Joe Lynn Turner do të performojnë edhe Memory Writers nga Suedia, B.B. Poqi, Grupi 403 etj.

HardhFest 2017 mbahet më 7, 8, 9, 10 shtator. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori