Nuk e dimë nga e ka marrë këtë emër revolucionar, mirëpo e dimë se çfarë fshihet në të
Torta e parezistueshme krematoze përbëhet nga kremrat më të mirë të çokollatës dhe të koreve kërcëlluese, nga arrat të cilat kërcëllojnë në dhëmbë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
Për brumë:
▪ 10 të bardhë të vezëve
▪ 300 g sheqer të imët
▪ 300 g arra të bluara
▪ 2 lugë miell të egër gruri
Për krem:
▪ 10 të verdhë të vezëve
▪ 200 g sheqer
▪ 3 brinjë çokollate
▪ 250 g gjalpë
▪ 3 lugë të kafesë së zezë të fortë
Përgatitja:
Të bardhët e vezëve dhe sheqerin rriheni deri sa të bëhet si borë e fortë, pastaj gradualisht shtoni arrat dhe miellin.
Nga përzierja e përftuar piqni 4 – 5 kore të rrumbullakëta (në 180 gradë Celsius rreth 20 minuta) dhe lëreni të ftohen.
Për kremin nga të verdhët e vezëve përzieni me sheqer, shtoni çokollatën, qiteni në avull dhe zieni duke e përzier derisa përzierja të fillojë të dendësohet.
Hiqeni nga shporeti, shtoni kafen dhe lëreni të ftohet. Gjalpin e përzier në formë shkume qiteni në kremin e ftohur.
Koret e pjekura lyeni me krem, rendisni njërën mbi tjetrën, pastaj tortën nga jashtë lyeni me krem.
Shërbimi:
Kur torta të jetë gati, ftoheni dhe zbukurojeni me ajkën e ëmbël të rrahur.
Këshillë:
Në vend të çokollatës për zierje mund të përdorni kakao pluhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrem shtëpiak nga lajthitë: Pa kurrfarë aditivësh, duhet ta ketë çdokush në shtëpi!
Tavë me mish pule dhe me speca për të gjitha kohët: Gjellë për sofrat më solemne!
Byrek më i lëngshëm dhe më i butë: Truk që e përdorin furrtarët
Mantia me djathë dhe spec djegës
Si t’i piqni patatet në mikrovalë
Pite me speca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit