LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët profesionistë nga kryeministri Zaev kërkojnë rregullimin e statusit të tyre

Ushtarët profesionistë nga kryeministri Zaev kërkojnë rregullimin e statusit të tyre

Kryeministri Zoran Zaev, sot realizoi takim pune me përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, ku ata e kanë informuar kryeministrin për standardin e ushtarëve profesionistë të punësuar në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë dhe kanë kërkuar përkrahje nga Qeveria për përmirësimin e statusit social të ushtarëve profesionistë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim gjithashtu është diskutuar çështja specifike e statusit të ushtarëve profesionistë pas moshës 45 vjeçare, ku flitet për detyrimin ligjor që ka shteti për të siguruar punësim të ushtarëve profesionistë me kohëzgjatje të pacaktuar në institucione tjera shtetërore pas kalimit të moshës 45 vjeç.

Kryeministri Zaev i informoi përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë se Qeveria do t’ju kushtojë vëmendje përkatëse kërkesave të tyre dhe shfaqi vullnet të mirë për zgjidhjen e kësaj çështje./Telegrafi/