LAJMI I FUNDIT:

Kosova tejet e motivuar para ndeshjes ndaj Estonisë, e domosdoshme përkrahja e madhe e tifozëve

Kosova tejet e motivuar para ndeshjes ndaj Estonisë, e domosdoshme përkrahja e madhe e tifozëve

Humbja e përfaqësueses së Maqedonisë në basketboll nga Estonia në Tallinn (74-65) në kuadër të xhiros së katërt të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Kina 2019’, ishte një lajm shumë i mirë për përfaqësuesen e Kosovës, pasi që fatin e kualifikimit tash e ka në duart e veta.

Përfaqësuesja jonë e ka shansin që të shtunën në përballje me Estoninë në Prishtinë të regjistroj fitore, me c’ rast edhe do të kualifikohej tutje.


Përfaqësuesja jonë duhet që vetëm ta mposhtë Estoninë të shtunën në Prishtinë (pa marrë parasysh rezultatin) dhe në këtë mënyrë do të merrte pjesë në kualifikimet e Kampionatit Botëror që zhvillohet në vitin e ardhshëm në Kinë.

Estonia e mposht Maqedoninë, Kosovës tash i nevojitet vetëm fitorja
Lexo po ashtu Estonia e mposht Maqedoninë, Kosovës tash i nevojitet vetëm fitorja

Këtë fundjavë, Kosova përveç lojës bindëse ka nevojë për përkrahjen e madhe të tifozëve, ashtu siç bënë në fitoren historike kundër Maqedonisë në Prishtinë, në mënyrë që të tregojë forcën e vërtetë dhe kështu të kualifikohet tutje.

Bëhet e ditur se Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me përgatitjet intensive për takimin e të shtunës dhe basketbollistët të udhëhequr nga kapiteni Dardan Berisha janë më të motivuar se kurrë që në fundjavë me përkrahjen e “lojtarit të gjashtë” të arrijnë deri te fitorja, e cila do ta kualifikojë Kosovën për herë të parë në histori në një garë të tillë.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 20:15, ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radiotelevizionin e Kosovës.

Duhet theksuar se pas triumfit të Estonisë ndaj Maqedonisë janë ngjallur shpresat, kjo edhe për faktin se kundërshtari i Kosovës tashmë e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë në Grupin C dhe nuk do të sforcohet kur do të luajë në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori