LAJMI I FUNDIT:

Shkelet fëmija katër vjeçar në Kamjan të Tetovës

Shkelet fëmija katër vjeçar në Kamjan të Tetovës

Fëmija katër vjeçar nga fshati Kamjan është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në orën 15:00 në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetura “Volkswagen Golf” me targa regjistrimi të Gostivarit e drejtuar nga M.H. (48) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, ka goditur fëmijën, i cili ka pësuar dëmtime trupore. Menjëherë i ishtë ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë, i cili më pas është lirua nga spitali. Është inspektuar vendi i ngjarjes dhe është duke u punuar në sqarimin e plotë të rastit. /Telegrafi/