Intelektualët: Mësuesia nuk është vetëm profesion, politika lejoi krijimin e një shoqërie që ka ‘frikë’ nga dija!
Dituria është burimi kryesor për zhvillimin e një shoqërie, natyrisht vetëm kur ajo materializohet dhe bëhet shprehi e njeriut. Sigurisht për nxitjen e diturisë janë shkruar libra dhe vargje nga shumë autorë. Dituria është thesari i një populli dhe në të kundërtën kur ajo zbehet, lirisht mund të thuhet se ajo shoqëri venitet. Kur flitet për arsimimin e shqiptarëve, kujtohet 7 Marsi-Dita e arsimit shqip. Ditë që na përkujton vitin 1887, gjegjësisht hapjen e parë të shkollës shqipe nën drejtim të Pandel Sotirit.
Padyshim kur kujtojmë Ditën e mësuesve, pothuajse nuk kalon nga askush pa u kujtuar por kur përmendet avancimi i shqiptarëve në aspektin arsimor, sigurisht edhe kjo lë për të dëshiruar. Por kur bëhet fjalë sesa ia ‘vlen’ të festohet Dita e mësuesit në Maqedoni dhe a është i kënaqshëm formimi arsimor tek shqiptarët në Maqedoni, intelektualët në Maqedoni japin ende shpresë por, poashtu reflektojnë për një realitet ndryshe, se, nuk i jepet rëndësi arsimit dhe diturisë.
Shpresa Sinani, veterane e arsimit dhe ish-mësuese në shkollën fillore ‘Liria’ në Tetovë, për Telegrafi Maqedoni e fillon deklaratën e saj me thënien e Petro Nini Luarasit, edhe atë: Dhe nëntëdhjetë e nëntë herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ngritemi!
‘Edhe pse nuk është zyrtarizuar gjuha shqipe akoma nga shteti, por themelet janë vënë në Manastir. Këtë fakt nuk mund ta ndryshojë askush, asnjë qeveri, asnjë parti. Duhet të bëhen libra të veçanta për historikun e shkollës shqipe në Maqedoni. Prandaj, puna e parë është të shihen të gjithë arkivat e shkollave dhe të formohet një komision shumë i denjë për të shkruar për shkollën shqipe në Maqedoni. Në lidhje me formimin arsimor të shqiptarëve, mendoj se ende duhet punuar në këtë aspekt. Tani më pak punohet, sesa kur kemi punuar ne, në një kontrollë të paparë, për të na penguar në procesin arsimor! Inspektimet nga Ministria e Arsimit ose zyrës rajonale duhet të jenë një ndihmesë e madhe dhe jo në këtë nivel siç është tani, katrahurë me projekte të Cambridge-it kurse kushtet në shkolla si në Arikë.
Një anarki e vërtetë është duke ndodhur në arsimin shqiptar nga vetë shqiptarët, që do na kushtojë shumë shtrenjë kjo gjendje. Do të nxjerrim kuadro me diploma, por analfabetë në punë’, kështu e ka përshkruar Sinani gjendjen aktuale arsimore të shqiptarëve në Maqedoni.
Sado dhe sido që ta festojmë Ditën e mësuesit, ne duhet të pranojmë se kalendarin e zhvillimit të arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoni, e shënojnë përplot dështime. Dhe këto dështime nuk ndodhën pse ne nuk e dinim se arsimimi është bazamenti mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e një populli, por pse çdo gjë e jona është kapur në kthetrat e partiakëve injorantë e analfabetë, të cilët besojnë se partia e bënë njeriun të ditur, e jo i dituri partinë, me çka edhe ndodhi që politikanët e këtillë – të paditur e injorantë – të besojnë se ata kanë aftësi të bollshme që t’i rregullojnë të gjitha sferat e jetës sonë, përfshi edhe sferën e arsimimit, ku nisën të vendosin edhe për arsimtarët që do i mësojnë fëmijët tanë, kështu ka vlerësuar për Telegrafi Maqedoni shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti.
‘Dhe kështu erdhëm deri këtu ku ndodhemi sot: që shumë politikanë tanë të dështuar, të përfundojnë si profesorë nëpër universitetet në gjuhën shqipe.
Andaj, sot kur festojmë Ditën e mësuesit, duhet të përballemi me të vërtetën se institucionet tona arsimore janë bërë si degë partiake të BDI-së, e ku banditët e kësaj partie, nuk vendosin vetëm për atë se cili do jetë drejtorë i shkollës por edhe për pastruesit e saj. Sepse këta bandit partiak, edhe shkollat i panë si vende ku do mund t’i punësonin partizanët e tyre partiak, e që pastaj atyre do u sillnin vota e neve do na merrnin në qaf gjenerata e gjenerata të rinjsh. Dhe kështu erdhëm deri këtu ku jemi: për disa mësimdhënës nuk e ke të qartë a shkojnë në shkollë që të mësojnë ata vetë, apo që të japin mësim!
Dhe nuk duhet harruar se ka një mënyrë shumë efikase si mundet ta shkatërrosh një popull, pa përdorur asnjë plumb kundër tij: nëse ia shkatërron arsimimin dhe nëse shkollat prodhojnë analfabet të shkolluar. Kam frikë se jemi katandisur rrugës që edhe profesionin e shenjtë të mësuesit ta devalvojmë deri në ato përmasa sa shumkujtë t’i duket se më e lehtë t’i mësosh të tjerët, se sa vetveten. Gjë të cilën e dëshmon edhe e vërteta se sa më shumë shtohet numri i doktorëve të shkencave, aq më të shumtë bëhen edhe injorantët e shkolluar’, deklaron Mehmeti për Telegrafi Maqedoni.
Thonë se mbretërit japonezë nuk kanë lejuar që t’u përkulen mësuesit, sepse, mësuesi e formëson qytetarin e lirë. Por atje mësuesia nuk është vetëm profesion. Është edhe mision. Një mision për ta bërë njeriun dhe shoqërinë sa më të denjë për të jetuar. Dikur edhe ndër ne mësuesia ka qenë më shumë se sa profesion. Ne u kemi borxh moral mësuesve tanë. Në mos më shumë duhet të vazhdojmë t’i nderojmë këta heronj të heshtur, që shpesh përjetuan fatin e Prometheut mitik. Jo vetëm më 7 mars, si një ditë ku duhet të reflektojmë për gjendjen e arsimit shqip, kështu e fillon deklaratën e tij shkrimtari nga Maqedonia, Salajdin Salihu.
‘Sot, fatkeqësisht tek ne ka degjeneruar shumëçka. Është rrënuar sistemi i vlerave. Fatkeqësisht lejuam që të krijojmë një shoqëri që ka frikë nga dija, një shoqëri që udhëhiqet vetëm nga politikanët, të cilët i kanë ngulfatur të gjitha sferat shoqërore. Përkatësia partiake e ka ngulfatut profesionalizmin. Këtë gjendje vetë e lejuam me heshtjen tonë. Lejuam që nxënësit tanë të mësojnë me tekste plot me fyerje.
Sot nuk kemi shkolla shqipe, por shkolla të përkthyera. Gënjeshtra dhe propaganda është paketuar nëpër libra shkollorë. Arsimi, përkundër ligjeve që miratohen për çdo vjet dhe përkundër propagandës për reformim, është në përplasje me sfidat e kohës në të cilën jetojmë’, thotë Salihu.
Salihu më tej shton se, në tekstet shkollore krahas fyerjeve në baza nacionale, kemi edhe tregime me postierë që shpërndajnë letra, ndërkohë që sot gjithkush komunikon me letra elektronike. Durim, metodë, përkushtim, përgjegjësi duhet të jenë kryefjalë e arsimit sot.
Ish-deputeti më i zëshëm sa i përket arsimit dhe anëtar i ASHAM-it, Izet Zeqiri, për Telegrafin thotë se kjo ditë është e rëndësishme për t’i kujtuar mësuesit tanë të parë që na mësuan shkronjat e para shqipe, na mësuan se si ta duam arsimin dhe shkollën.
‘Duhet t’i kujtojmë me respekt mësuesit, mësimet e të cilëve u bënë udhërrëfyes për rrugën ton në të ardhmen, ato mësime na ndjekin edhe sot që shumica nga ne jemi bërë mësimëdhës dhe mundohem ta përcjellim të njëjtin mesazh. Mësuesit tanë meritojnë respekt të cilët jo vetëm që kanë qen profesioniste te arsimit, njerëz të emancipuar, agjitatorë të dijës dhe të shqiptarizmës por kanë qenë njerëzit kryesorë që na kanë brumosur me dije, me kulture dhe edukate.
Duhet të festojmë 7 Marsin ditën e mësuesit, t’i kujtojmë mësuesit tanë dhe të marrim mësime nga e kaluar e tyre të cilët jo vetëm që ishim mësues por ishin edhe artiste, prindër, pajtimtarë, shok edhe miq me të gjithë.
Mësuesit shqiptare në ditët e sodit edhe pse punojnë në kushte të vështira, nën kërcënime, pa shpërblime ato vazhdojnë ti qëndrojnë besnik misionit të tyre fisnik të arsimimit të brezave. Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mësuesve tanë’, deklarohet Zeqiri për Telegrafi Maqedoni.
Formimi arsimor tek ne në Maqedoni për fat të keq nuk është sa dhe si do duhej në fakt të jetë, kështu shprehet profesori universitar Ali Pajaziti.
‘Kemi një zbrazëtirë të madhe mes kuadrove të vjetra dhe serioze të edukuara në komunizëm që ishin të përgatitur bukur, ndonëse me bagazh ideologjik dhe këtyre shifrave të mëdha të prodhuar nga tranzicioni, një pjesë e të cilëve me dije sipërfaqësore, pa bagazh do kisha thënë. Ky brez i ri i mësimdhënësve, një pjesë peng e partizimit, nuk ia japin hakun profesionit, mbyllin librat sapo diplomojnë.
Për pasojë kemi një rënie flagrante në cilësi dhe nevojiten reforma urgjente për kapjen e trendeve arsimore globale. Imagjinoni çfarë dëmi i ndodhi arsimit të larte me disperzionin që tani të thuhet “na falni, kthehmi në qendër”. Nxenes dhe studentë në të njëjtën godinë. Edhe kjo është një pamje e çuditshme e konceptit degradues të arsimit tonë. Në shkollën fillore nuk bëhen as leksione e as debate universitare’, vlerëson Pajaziti.
Bardhyl Zaimi, Ditën e mësuesit e vlerëson si një vlerë kulturore dhe arsimore, gjë që përbën referencë civilizuese për një komb. Dita e mësuesit realisht përfaqëson një datë të tillë, sepse shënon hapjen e shkollës së parë shqipe, momentin e afirmimit të qenies shqiptare si një identitet i përveçëm që shpalohet si një pretendim madhor për të qenë pjesë e një kultivimi të mëvetësishëm të qenies identitare në përputhje me gjithë vlerat ilimuniste europiane të asaj kohe.
‘Datat e këtilla shënojnë tërësinë identitare dhe realisht festohen në gjithë gjeografinë e pashkëputur shqiptare si një vlerë dhe substancë afirmuese kulturore. Padiskutim që kjo ditë duhet të festoht edhe në Maqedoni, sepse historia dhe kultura shqiptare është një dhe e pandashme. Kujtesa kolektive si një dimension esencial i identitetit kulturor mbetet vlerë e përnjësume dhe shtrihet në thellësitë e kohrave dhe në të tashmën si identitet i përbashkët kulturor. Pa këto pika kulmore të kulturës ne nuk mund të jemi të plotë në qenien tonë, në fakt mund të jemi vetëm torzo në duart e realitetevetë brishta. Shqiptarët kanë një trashëgimi të përbashkët kulturore, ndërsa kujtesa e tyre është një dhe e pandashme…
Formimi arsimor i shqiptarëve të Maqedonisë njeh turbulenca të shumta, të cilat janë diktuar nga politika të vrazhdëta sakatuese. Gjithnjë kur flasim për këtë dimension duhet të kemi parasysh se gjatë kohë shqiptarët kanë qenë të privuar nga e drejta e arsimimit në gjuhën e tyre. Kjo ka krijuar shumë plasaritje, por edhe mungesa të cilat edhe aktualisht shfaqen me defekte të shumta. Padiskutim që ka një ngritje në këtë drejtim, por që mbetet e pamjaftueshme, sepse në sistemin tonë arsimor, përveç sakatimeve nga sistemi, ne kemi ngritur edhe logjikën tonë të mbrapshtë të pseduvlerave të cilat janë të pranishme kudo. Aspirata për një formësim arsimor të mirëfilltë shpesh është abuzuar me një fasadë arsimimi që ka prodhuar “diplomat” pa substancë dijeje, apo siç e thotë Mit’hat Frashëri “më të mëdha i kanë diplomat se zotësinë”’, shprehet Zaimi për Telegrafin.
Fatkeqësisht, thotë Zaimi, ne ndodhemi në një fazë të transponimit të dhimbshëm që shfaqet më shumë shfytyrime në sistemin arsimor. Dhe një nga shkaqet është se është humbur sistemi i referencave dhe tashmë kemi një situatë “karshillëku” banal të mediokritet.
Formësimi arsimor është një proces i komplikuar dhe kërkon shumë kohë për të vënë në vendin e vetë gjithë elementet që përbëjnë mbrothësinë arsimore. Pa politika autentike dhe të shëndosha arsimore do të vuajmë katrahurën e arsimimit torzo dhe sipërfaqësor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit