Mbrëmë (e shtunë) është mbajtur nata finale e edicionit të 18-të të festivalit “Kënga Magjike”, e cila u përmbyll me sukses. Fituese e festivalit këtë vit u zgjodh këngëtarja Rozana Radi, për këngën e saj të fuqishme “Ma thuaj ti”.
Përveç Rozanës, në këtë natë finale me çmime u nderuan edhe 20 artistë të tjerë, të cilët njëkohësisht edhe performuan këngët e tyre garuese.
Në një natë me plot 20 performanca nuk ka se si të mos u bie në sy shikuesve edhe paraqitja e yjeve, e cila kësaj radhe ishte më ndryshe nga herët e tjera. Më shumë se kurrë këngëtarët këtë vit i kishin kushtuar kujdes paraqitjes, e cila për pjesën dërmuese të tyre, lirisht mund të themi se ishte dinjitoze.
Shkëlqimi më i madh erdhi nga këngëtaret femra normalisht, të cilat sollën bukuri me elegancën dhe hijeshinë e tyre skenike.
Nuk mund të themi që nuk kishte veshje të bukura këtë vit, por një nga detajet që ra më së shumti në sy nga publiku ishin përzgjedhja e veshjes së artistëve. Thuajse shumica kishin përzgjedhur me kujdes garderobën e cila do t’i përshtatej edhe ambientit ku ata performonin.
Tuna, Flaka Krelani, Elia Zaharia dhe Mariza Ikonomi janë vetëm disa nga emrat që këtë vit kishin përzgjedhur veshjet me elemente teatrale, të cilat sollën tendencën e duhur këtë vit në “Këngën Magjike”, përcjell Telegrafi.
Këngëtarja shkupjane Tuna mahniti publikun me paraqitjen e saj gjatë interpretimit të këngës “Duam”. E veshur me kostum të zi, pallto të hapur dhe detaje me aksesorë zbukurues në kokë, ajo dukej një artiste e vërtetë! Dhe pa dyshim që kjo është një ndër paraqitjet më të bukura të këtij viti.
Edhe këngëtarja nga Gjakova Flaka Krelani erdhi shpërthyese me interpretimin e këngës së saj “Rebelohem”. Flaka ishte treguar shumë e kujdesshme, dhe në bashkëpunim me stilisten e saj Dona Matoshi kishin përzgjedhur veshjen e duhur për këtë event. Fustani i bardhë me shirit dhe detaje zbukures, i lëshuar me pelerinën mbrapa, i rrinte më së miri bukuroshes së ‘rebeluar’.
Prezanzatuesja e këtij viti, Princeshë Elia Zaharia padiskutim ishte një ndër surprizat më të këndshme të festivalit. Ajo guxoi, dhe mbrëmë iu rikthye muzikës me një performancë të shkëlqyer, ndonëse marrëdhënia e saj me muzikën ishte shkëputur vite më parë me shpërbërjen e grupit “Spirit Voice”. Por marrëdhënia e saj me aktrimin mbetet e njejta, dhe këtë gjë më së miri e vërtetoi edhe me paraqitjen e saj gjatë performancës në skenë. E veshur me një fustan me mëngë të fryra dhe plot shkëlqim, Elia dukej sikur po jepte shfaqjen e saj në teatrin më të bukur të muzikës.
Mariza Ikonomi u vlerësua me një nga çmimet më të veçanta të këtij edicioni. Asaj iu dha çmimi “Best Euro Trend”, i cili e klasifikonte këngën e këngëtares si të veçantë dhe të suksesshme për të gjitha trendet botërore, e cila mund të interpretohej kudo nëpër simfonitë e njohura pa frikën se do nuk do të mirëpritej nga publiku. Por e njëjta ‘kritikë’ vlen edhe për veshjen e saj, e cila ishte e magjishme. Një kostum i zi, i ndërthurur me një pelerinë të bardhë të stilit “Alla Channel”, e bëri të dukej e përsosur këngëtaren, që në fakt ka shpenzuar shumë vite jetesë në qytetin e modës! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova