LAJMI I FUNDIT:

Kosova pjesë e Konfederatës Evropiane të Volejbollit

Kosova pjesë e Konfederatës Evropiane të Volejbollit

Pas pranimit në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB), Federata e Volejbollit të Kosovës është pranuar në Konfederatën Evropiane të Volejbollit.

Në një njoftim bëhet e ditur se sot (e shtunë) edhe formalisht, FVK është pranuar në CEV.


“Prej sot FVK-ja është anëtare me të drejta të plota në Konfederatën Evropiane të Volejbollit. Kundërshtimi i ashpër i Federatës serbe nuk u morr parasysh nga delegatët e Asamblesë dhe as që u diskutua. Urime Kosovë”, shkruan në njoftimin e FVK-së.

Në këtë mënyrë, Kosova është bërë anëtarja e 56-të e CEV-it. /Telegrafi/