LAJMI I FUNDIT:

Çka u tha e nuk u bë në lidhje me ”Jugohromin” (Video)

Çka u tha e nuk u bë në lidhje me ”Jugohromin” (Video)

Sot lëvizja Eco Guerilla ka qenë në konferencë për shtyp dhe ka thënë se në ditën kur kalon afati për kombinatin ”Jugohrom” është detektuar se kushtet nuk janë plotësuar dhe deri tani nuk shihet as shkronja ”F” e fjalës filtra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë përgatitur një video ku i kanë zgjedhur deklaratat e zyrtarëve në lidhje me ndotjen e ajërit në Tetovë dhe rrethinë.

Eco Guerilla: Nuk ka as F nga vendosja e filtrave nga ‘Jugohrom’ (Video)
Lexo po ashtu Eco Guerilla: Nuk ka as F nga vendosja e filtrave nga ‘Jugohrom’ (Video)

Në këtë video shihen zyrtarë dhe ish-funksionarë të Qeverisë së Maqedonisë në lidhje me ndotjen ku vazhdimisht është premtuar se ky problem do të rregullohet. Në video shihet se si ”Jugohrom” ka kaluar çdo afat për vënien e filtrave i cili i është vënduar nga Qeveria e Maqedonisë./Telegrafi/