Trajnimi në çiklizëm për Guida të çiklizmit malor është organizuar nga data 21 deri më 23 tetor 2016 në Kosovë, me pikënisje nga Rugova, fshati Kuqishte. Ky trajnim përbëhej nga dy module tre ditore në fushën e çiklizmit malor dhe ndihmës së parë, si dhe ngasjen e biçikletave në pjesë të shtigjeve të ViP Dinarica, në kuadër të projektit “Via Peaks of Dinaric Alps – ViP Dinarica”.
Projekti ‘Via Peaks of Dinaric Alps – ViP Dinarica’ financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të IPA-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe implementohet nga CDF në partneritet me CST nga Podgorica dhe komunat partnere në Kosovë (Pejë, Deçan dhe Junik) si komunat në Mal të Zi.
Vlera e përgjithshme e projektit “Via Peaks of Dinaric Alps – ViP Dinarica“ në Kosovë është 153,474.58 euro, prej të cilave 82.80 % financohen nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të IPA-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
Realizimi i projektit ka filluar në mars 2016 dhe do të zgjasë për 18 muaj, deri më 31 gusht 2017.
“Ky trajnim ofrohet për kandidatët që të marrin njohuri specifike në lidhje me çiklizmin dhe kulturën e çiklizmit. Gjithashtu për mësimin e teknikave dhe rregullave të ngasjes, si dhe për t’u njoftuar me turizmin me çiklizëm malor. Pjesët funksionale të biçikletës do të prezantohen në teori dhe praktikë, ku ata do të trajnohen për të bërë dallimin ndërmjet pjesëve dhe funksioneve të biçikletës. Përveç kësaj, kandidatët do të jenë në gjendje të njohin defektet e mundshme në biçikletë dhe do të mësojnë si t’i riparojnë ato dhe të servisojnë biçikletën me shembuj praktik. Ligjëratat për ndihmën e parë do të ofrohen në kuadër të trajnimit. Programi i ndihmës së parë synohet për të gjithë udhëzuesit e çiklizmit turistik, duke iu ofruar njohuri themelore në këtë fushë për të zvogëluar efektet anësore në vendin e punës dhe për të ofruar ndihmë në kohë për personat e lënduar.
Me qëllim të promovimit të ofertës turistike dhe për t’u njoftuar me shtigjet e çiklizmit malor që është zbatuar në kuadër të projektit, do të organizohet edhe udhëtimi malor me biçikleta në një pjesë të shtegut të “ViP Dinarica”.
Planifikohet që udhëzuesit e çiklizmit fillojnë promovimin e udhëtimit malor me biçikleta në zonën e maleve Sinjajevina dhe Bjelasica. Udhëtimi do të zhvillohet ne fshatrat e Rugoves, Kuqishte dhe Drelaj si dhe Reke Allagas dhe prapa.
Prandaj, zbatimi i këtij projekti do të inkurajojë fuqizimin e vetëdijes për përfitimet ekonomike, mjedisore dhe sociale të kësaj rruge, si dhe atraktivitetin dhe konkurrueshmërinë e ofertës turistike të zonës ndërkufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, me qëllim të tërheqjes së vizitorëve nga tregjet vendore, ndërkombëtare dhe rajonale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit