Bazuar në Nenin 44 Paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (për lirinë dhe organizimin sindikal), konform vendimit unanim të Kuvendit inicues të Aktorëve të Trupës Rezidente të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të mbajtur me 03.05.2016, vendoset për themelimin e Sindikatës së punëtorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, me akronimin SPTKK.
Me votim të hapur është përzgjedhur Grupi Punues, në përbërje, Adrian Morina, Shkelzen Veseli, Maylinda Kasumoviq, Ismet Azemi dhe Naim Berisha, i cili do të përfaqësojë SPTKK-në deri në zgjedhjen e organeve drejtuese. Marr parasysh gjendjen e rëndë dhe neglizhencën e punëtorëve të TKK-së nga ana e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës Kosovës, për mungesën e mbrojtjes institucionale dhe ligjore, me theks të veçantë për kategorinë e aktorëve dhe punëtorëve tekniko-artistik; me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të të gjithë punëtorëve të TKK-se, kemi ardhur deri te themelimi i SPTKK.
SPTKK do të angazhohet se pari në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve bazuar në të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjit të Punës 2010/03-L-2012, Ligjit kundër diskriminimit 2004/L-3, dhe ligjit për shërbimin Civil 03/L-149 të Republikës së Kosovës.
SPTKK do të angazhohet në vijimësi që kushtet në objektin e TKK-së dhe ambientin e punës të përmirësohen për aktorët dhe stafin tekniko- artistik . Do të angazhohet për rritjen e pagës bazë të punëtorëve të TKK-së, konform përgjegjësisë dhe specifikës së punës të cilën ata e kryejnë në këtë institucion.
SPTKK do të angazhohet dhe do të jetë partner i Institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht MKRS-së, duke lujtur rol aktiv në amandamentimin e Ligjit të Teatrit dhe amandamentimin e Rregullores nr 05/2011. Për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore, deri në miratimin e Ligjit të veçantë për performuesit e artit në Republikën e Kosovës.
SPTKK do të mbikqyrë në mënyrë përhershme punën e menaxhmentit të TKK-së. Besojmë se fuqia sindikale e SPTKK-së do të sjell ndryshime të prekshme në përmirësimin dhe avancimin e gjendjes së përgjithshme në institucionin më të lartë kulturor në Republikën e Kosovës dhe të statusit të aktorëve të Ansamblit Rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje