LAJMI I FUNDIT:

Gashi po tregon vlerat që ka

Gashi po tregon vlerat që ka

Mediat amerikane e cilësojnë Shkëlzen Gashin si njeriun kyç të skuadrës së Colorado Rapids për sezonin aktual të Major League Soccer.

Në një shkrim të publikuar në faqen prestigjoze “lastwordonsports.com”, theksohet se sulmuesi shqiptar më në fund ka arritur të tregojë vlerat e tij.

“Pas udhëtimi në Kansas City, ai provoi 15 gjuajtje dhe ka shënuar një gol në total gjatë katër ndeshjeve të tij në kampionat”.

“Nuk duhet harruar se edhe gjatë sfidave kundër San Jose, Los Angeles dhe Salt Lake City ka pasur mundësi të mira për të shënuar. Na i ka treguar qartë se sa i rrezikshëm mund të bëhet përpara portës”.


“27-vjeçari ndoshta nuk është një nga lojtarët më të shpejtë por di ta përdorë shpejtësinë e tij në mënyrë efikase. Mund të godasë vetë por mund të kombinojë edhe me shokët e skuadrës, ashtu siç bëri në ndeshjen kundër Los Angeles Galaxy”, theksohet ndër të tjera në editorialin kushtuar bomberit shqiptar.

“lastwordonsports.com”, shkruan gjithashtu se ndaj Kansas City, Gashi mund t’i japë shumë Colorados dhe pozicionimi i tij në krahët e sulmit po jep rezultatet e duhura. “Goli kundër Kansas City mund të shërbejë për të hapur derën e ish sulmuesit më të mirë të Kampionatit Zviceran”, përfundon editoriali në faqen prestigjoze amerikane./Telegrafi/