“Stilistët e famshëm shqiptarë do nxjerrin në pah karakterin e tyre shqiptar në veshjet që do prezantohen në natën e Albanian Fashion Show në Amerikë.
Valdrin Sahiti është ndër dizajnerët më të mirë shqiptar, i cili do sjellë veshje tepër elegante tek Java e Modës Shqiptare në New York,” tregon Mrika Krasniqi.
Producentja dhe regjizorja e njohur Mrika Krasniqi pasi arriti suksesin në botën e filmit, tashmë vjen me një surprizë të re në fushën e biznesit, transmeton KultPlus.
Me 25-30 mars 2016 Mrika Krasniqi prezanton Javën e Modës Shqiptare 2016 në New York, organizuar nga Agjencia e Modës Shqiptare (Albanian Fashion Agency). Në kuadrin e Javës së Modës Shqiptare New York, është “Albanian Fashion Show” që do mbahet me datën 27 mars 2016. Mrika Krasniqi pohon se do sjellë dizajnerët më të mirë shqiptarë nga disa treva shqiptare për tregun europian dhe amerikan të veshjeve dhe fustaneve.
“Agjencia e Modës Shqiptare ka angazhuar 20 modele të komuniteteve të ndryshme, jo vetëm shqiptare, të cilat do të prezantojnë kreacionet e dizajnerëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe atyre që jetojnë jashtë këtyre trojeve,” tha Mrika Krasniqi, themeluesja e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York.
“Është një mundësi shumë e mirë për të gjithë dizajnerët shqiptarë të cilët duke prezantuar kreacionet e tyre para blerësve potencial që do të marrin pjesë në Albanian Fashion Week New York, do të kenë mundësi në prezantimin dhe shitjen e koleksionit të tyre dhe depërtimin në tregun amerikan,” shtoi drejtoresha dhe artistja e shquar Mrika Krasniqi.
Ikonat e modës shqiptare më të famshmet në botë do prezantojnë koleksionet e tyre të fundit modern dhe klasik në shfaqen madhështore të Javës së Modës Shqiptare në New York. Një emër i madh shqiptar në botën e sfilatave është Valdrin Sahiti, që konsiderohet si “Mbreti i Industrisë” në Kosovë. Sahiti sjell një stil tepër elegant të modës së lartë.
“Stilistët e famshëm shqiptarë do nxjerrin në pah karakterin e tyre shqiptar në veshjet që do prezantohen në natën e Albanian Fashion Show në Amerikë. Valdrin Sahiti është ndër dizajnerët më të mirë shqiptar i cili do sjellë veshje tepër elegante tek Java e Modës Shqiptare në New York,” tregon Mrika Krasniqi.
Një tjetër ikonë e modës shqiptare e pranishme në Javën e Modës Shqipare në New York është Blerina Kllokoqi-Rugova, një ndër dizajneret më të njohura shqiptare. Blerina Kllokoqi-Rugova arriti suksesin ndërkombëtar duke u kujdesur për veshjet e yjeve botërore si Rita Ora dhe Jon Mack në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2015”.
Dy stilistë të tjerë shqiptarë tepër të njohur në botë janë Sellma & Kaci të cilët adhurohen dhe janë më të preferuarit për veshjet dhe stilin e tyre në Ballkan dhe Europë. Sellma Kasumoviq konsiderohet si “Mbretëresha e Grimit” duke hapur një nga studiot e para në Kosovë eklusivisht për grim “Studio Sellma”. Klientela e saj ka tërhequr vëmendjen e yjeve shqiptare të botës së artit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe jo vetëm. Në 2010 Sellma Kasumoviq-Spahiu në bashkëpunim me dizajnerin Valdrin Sahiti dhe stilistin e njohur Kastriot Lleshi (KACI) themeluan studion e re që e cila kujdeset për publikun dhe për artistët.
Stilistë të tjerë të dëgjuar për veshje shqiptare të pranishëm në këtë sfilatë të Albanian Fashion Show në New York janë: Tatjana Ljara, Lexy Spaci, Flora Krasniqi, Bora Balaj dhe Arbnor Shkupolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025