LAJMI I FUNDIT:

Një prej fotografëve më të njohur, në Pejën e vitit 1965 (Foto)

Një prej fotografëve më të njohur, në Pejën e vitit 1965 (Foto)

Në vitin 1965, fotografi i njohur Henri Cartier-Bresson, puna e të cilit ka frymëzuar shumë fotografë tjerë të njohur, bën një seri interesante të fotografive.

Henri Cartier-Bresson, një prej artistëve më të mëdhenj të fotografisë në shekullin XX, identifikohet me qasjen që njihet si “Fotografive e rrugës”. Ai njihet edhe për konceptin e zhvilluar në vitet ’50 të shekullit të kaluar, për termin e kapjes së “momentit vendimtar”, që do të frymëzojë shumë kolegë të tij në vitet në vijim. Kapja e këtij momenti, sipas tij, ndodhte kur “forma dhe përmbajtja, vizioni dhe kompozicioni shkrihen në një tërësi transcendente”, shkruan Telegrafi.

Cartier-Bresson shquhet për “stil poetik”, ndaj njihet edhe si mjeshtër i “fotografisë së sinqertë”, të bërë në lëvizje e pa poza, nga jeta e përditshme, e që do të shndërrohet nga ai në formë të veçantë të artit.

Ky artist i madh i fotografisë, në vitin 1965 ka vizitua Kosovën. Nga kjo vizitë, do të realizojë një seri të mahnitshme të fotografive nga Tregu i Pejës, apo Çarshia e Gjatë siç njihet nga pejanët.


Për më shumë, shikojini fotot. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Kalo në kategori