LAJMI I FUNDIT:

Bateritë e automjeteve do të mbushen vetëm për dy minuta?

Bateritë e automjeteve do të mbushen vetëm për dy minuta?

Nga Universiteti Teknologjik Nanyang në Singaporit, vjen lajmi që mund të shënojë një moment historik në zhvillimin e industrisë automobilistike që në fakt mund të jetë sensacioni i dekadës në automobilizëm.

Nëse vërtetohen në praktikë rezultatet e arritura nga ekipi i atjeshëm hulumtues, atëherë automjetet elektrike janë zgjidhja e të ardhmes.

Ekipi që ka punuar në modernizimin e mbushjes së baterive me jone të litiumit, ka arritur të tregojë se ato mund të mbushen madje më shpejtë se “koha e nevojshme për mbushjen e automjetit me benzinë”.


Sipas informacioneve, shkencëtarët e atjeshëm me disa metoda të veçanta kanë arritur ta shkurtojnë dukshëm kohën e mbushjes së baterive – deri në vetëm ‘dy minuta’.

Po ashtu, ky ekip e ka zgjatur “jetëgjatësinë” e mbushjes së baterive deri në 10.000 mbushje që nënkupton 20 vite të shfrytëzimit mesatar.

Ekziston optimizëm se kjo teknologji mund të vihet në praktikë brenda dy vitesh. /Telegrafi/