E spikatur si më joshësja dhe femërorja në grup, liderja e “Pussycat dolli”-ve e lartëson imazhin e saj në çdo këngë të re me kërcime dhe lëvizje tepër seksi.
Nuk mund të mos vihen re format e përkryera, elasticiteti dhe sensualiteti që përcjell. Këngëtarja 39-vjeçare e ka trashëguar pasionin e të kërcyerit nga e ëma, një profesioniste kërcimi.
Për të është shumë i rëndësishëm imazhi dhe pohon se çdo artist duhet të kujdeset për të. “Imazhi është pjesë e çdo industrie artistike, është pjesë e punës sonë dhe artistët më shumë se kushdo duhet të kujdesen për të”, shprehet Nicole.
Scherzingeri arrin ta mbajë trupin në formë, falë kërcimeve dhe punës që po aq sa e bukur, është edhe e lodhshme. Miqtë më të mirë janë fitnesi, yoga, kërcimi që e mbushin jetën e saj me lëvizje, gjallëri dhe humor të mirë. Ajo nuk i pëlqen dietat e rënda, pohon se i pëlqen t’i hajë në mënyrë të shëndetshme të gjithë vaktet.
“Nuk i kam qejf dietat, mbaj mend që vetëm njëherë kam mundur të pi dy ditë shurup panje”, thotë ajo. Nuk i pëlqejnë femrat e dobëta dhe nuk mund të rrijë pa i ngrënë çokollatat e djathin. Duke mos reshtur kurrë së ushtruari, ajo arrin t’i hajë ato pa problem, herë pas here, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja mbikëqyret nga një trajnues, por edhe në mënyrë vetjake. Sherzingeri nuk tundohet t’i kalojë orët e para të mëngjesit, duke pushuar në shtrat, por ajo del jashtë herët për të vrapuar. Kështu, fqinjët e saj shijojnë disa momente falas të kësaj mrekullie femërore.
Megjithëse ajo nuk ka nevojë për një praktikë kaq të lodhshme, sepse është e bindur që duhet të mos e ndërpresë këtë rutinë për aq kohë sado të jetë e pëlqyeshme, të mahnitë shumë sy dhe të admirohet. Edhe vetëm kërcimet mjaftojnë për t’i garantuar forma fantastike, por Nicole është e paepur. Ajo do t’i shfrytëzojë të gjitha energjitë e saj dhe gjallërinë që e karakterizon. Për këtë e ndihmojnë edhe dietat e shëndetshme që ajo përdor, dieta e balancuar.
Dieta e balancuar e Nicole Scherzingerit
Njerëzit që përdorin dietën e balancuar zakonisht konsumojnë ushqim nga tri kategoritë e mëposhtme: proteina, karbohidrate dhe çdo vakt të balancuar.
Dieta tipike e balancuar siguron që porcionet e çdo vakti të hahen, por jo ato që nuk kanë vlera ushqimore, që thjesht të shëndoshin dhe e dëmtojnë shëndetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë