LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti do ta marrim vesh nëse celularët funksionojnë në gjithësi

Së shpejti do ta marrim vesh nëse celularët funksionojnë në gjithësi

Inxhinierët britanikë planifikojnë ‘të dërgojnë’ një celular në gjithësi. Në fakt, ekipi nga kompania Surrey Satellite Technology Limited (SSTL) në Guildford dëshiron të vërtetojë nëse celularët e sofistikuar mund të funksionojnë në kushte të vështira.

Tani për tani nuk dihet se cili celular do të dërgohet në gjithësi, por është e sigurt se ai do të jetë i bazuar në sistemin operativ Android të kompanisë Google. Celulari do të shfrytëzohet për kontrollin e satelitit 30 centimetra të gjatë, dhe për fotografimin e Tokës nga gjithësia në misionin i cili është planifikuar të ndodhë në fund të këtij viti, raporton BBC.

Kjo do të jetë hera e parë se një pajisje e tillë apo e ngjashme merret në mision dhe rri pezull disa qindra kilometra nga Toka.

“Telefonat e mençur modern janë me të vërtetë të pabesueshëm”, ka thënë menaxheri i SSTL-së Shaun Kenyon, duke shtuar se qëllim i misionit është të shihet nëse celulari mund të kontrollojë satelitin.


Po ashtu, kompania SSTL me këtë orvatje ka për qëllim të zbulojë nëse ekziston elektronikë më e lirë e cila do të mund të shfrytëzohej gjatë ndërtimit të anijeve kozmike.

SSTL në këtë projekt punon me qendrën hapësinore nga Surrey. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Amerika
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Azia
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Botë
Kalo në kategori