Ndryshimi i disponimit, valët e nxehtësisë dhe djersitja e natës - janë simptomat klasike të menopauzës, ndërsa për këtë kanë faj meshkujt, thonë ekspertët kanadezë.
Gjenetistët e evolucionit nga Universiteti McMaster në Hamilton pohojnë që tendenca e meshkujve për të zgjedhur femra më të reja për “çiftëzim” ka çuar deri tek ajo që fertiliteti është bërë i tepërt për femrat më të vjetra.
Shkencëtarët për një kohë të gjatë nuk kanë pasur përgjigjen për faktin që raca njerëzore është e vetmja, gjinia femërore e së cilës nuk është reproduktive gjatë tërë jetës.
Teoritë e mëparshme më së shumti janë të bazuara në të ashtuquajturin “efekt i gjyshes”, i cili sugjeron që femrat kanë humbur fertilitetin në moshën në të cilën ndoshta nuk do të përjetonin që fëmija t’u rritet dhe në vend të kësaj janë përgatitur në aspektin evolucionar për t’u kujdesur për fëmijët e femrave më të reja. Prandaj, menopauza ka qenë bllokadë e cila ka pamundësuar riprodhimin e femrave më të moshuara.
Teoria e shkencëtarëve kanadezë megjithatë sugjeron të kundërtën. Mungesa e riprodhimit ka çuar deri te menopauza.
Duke përdorur modelet kompjuterike, ekspertët nga McMaster kanë përfunduar që “çiftëzimi preferencial” ka qenë përgjigje evolutive për krijimin e menopauzës sepse meshkujt e të gjitha moshave kanë zgjedhur femrat më të reja si partnere reproduktive të tyre. Kjo do të thotë, thonë ata, që nuk ka pasur më asnjë arsye pse femrat më të vjetra të mbesim ende pjellore.
“Kjo është dëshmuar në historinë njerëzore. Gjithmonë ka ekzistuar preferenca ndaj femrave më të reja. Ne nuk kemi shikuar mostrat ekzistuese shoqërore për zhvillimin njerëzor para shumë mijëra viteve,” ka thënë për BBC-në profesori Rama Singh, gjenetist evolucionar i cili ka udhëhequr hulumtimin.
Në vendet e zhvilluara mosha mesatare e hyrjes në menopauzë është në moshën 52-vjeçare, ndërsa jetëgjatësia është tri dekada më e gjatë.
Profesor Singh thotë se si zgjatja e jetëgjatësisë dhe lindja gjithnjë e më e vonshme do të çonte përsëri deri te ajo që të ndryshojë koha e menopauzës.
“Sistemi shoqëror është duke ndryshuar. Femrat krijojnë familje më vonë për shkak të arsimimit dhe karrierës, ka thënë ai. Kjo sugjeron që gjeni evolutiv për hyrje në menopauzë mund të lëvizë, shton Singh.
Për teorinë kanadeze ka dyshimet e veta dr. Maxwell Burton, biolog evolutiv nga Oxfordi.
“Mendoj që paraardhësit tanë të lashtë mashkullorë nuk kanë qenë aq të zgjuar sa që të çiftëzohen vetëm me femrat të cilat mund të sjellin pasardhës. Mendoj që është shumë e logjikshme dhe më e mundshme që preferenca ndaj femrave më të reja është zhvilluar si përgjigje ndaj menopauzës, dhe jo e kundërta”, – ka thënë ai për BBC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'