LAJMI I FUNDIT:

Sa para, aq edhe seks: Mësoni se si të pasuroheni në shtrat

Sa para, aq edhe seks: Mësoni se si të pasuroheni në shtrat

Të gjithë ne e duam seksin, mirëpo çfarë lidhje ka seksi me paranë? Ka gjithsesi, ndërkaq me atë rast nuk është fjala as për prostitucionin as për ndonjë lidhje tjetër e sponsorizimit.

Prandaj ju kemi zgjedhur pesë hulumtime të reja shumë interesante të cilat do t’ju zbavitim mirë, por edhe do t’ju informojnë…

Seksin praktikojeni vetëm kur e dëshironi!

Nëse bëni seks vetëm për të plotësuar normën, do të keni dukshëm më pak energji, do t’ju bjerë entuziazmi, por edhe cilësia e vetë seksit, këshillon psikologu George Lovenstein nga Universiteti Carnegie Mellon. Seksin praktikojeni kur vërtet dëshironi ta bëni dhe kur vërtet e përjetoni, transmeton Telegrafi.


8 deri në 10 persona e përdorin sekstingun

Seksting quhet dërgimi apo marrja e porosive eksplicite dhe sugjestive seksuale, zakonisht nëpërmjet celularëve. Madje 82 për qind e personave të rritur përdorin sekstingun, ndërkaq niveli më i lartë i sekstingut ndërmjet çifteve është i lidhur me kënaqësinë më të madhe gjatë seksit, shkruan “Medical News Today”.

Seks do të thotë edhe më shumë para?

Sa seks, aq edhe para. Shkencëtarët i kanë analizuar pagat dhe shprehitë në krevat të 7.000 personave të rritur dhe kanë zbuluar që ata të cilët praktikojnë seksin së paku katër herë në javë, fitojnë 5 për qind më shumë se ata të cilët janë më pak aktivë në seks. Autori i studimit, Nick Drydakis, konsideron që njerëzit të cilët më shpesh qëndrojnë të zhveshur kanë edhe më shumë vetëbesim, gjë që kanë edhe më shumë gjasa afariste. Për më shumë kënaqësi…

I përdorni emotikonet derisa dërgoni porosi?

Nëse po, atëherë jeni në mesin e atyre të cilët më shumë kënaqen në seks, kështu së paku sugjeron hulumtimi në portalin “Match.com”. Prof. dr Helen Fisher nga Universiteti Rutgers, thotë se beqarët të cilët gjatë komunikimit nëpërmjet porosive përdorin emotikone kanë më shumë marrëdhënie seksuale.

“Ora e shenjtë e seksit”

Biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në orën 7 të mëngjesit është momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak. Ndërsa në pyetësorin e bërë nga revista “Women’s Health”, thuhet se niveli i dëshirës te femrat rritet gjatë ditës dhe arrin pikun në orarin 11 deri 12 në mbrëmje.

/Telegrafi/  

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Intimitet dhe Pasion
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes

Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes

Stil
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

Këshilla dhe ide
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Lifestyle
Kalo në kategori