Me siguri që ju e dini mirë se jeni përkrah njeriut të duhur, me të cilin jeni e dashuruar dhe po jetoni marrëdhënien në çift që gjithmonë e keni ëndërruar, por ne po ju japim një freskim kujtesës suaj.
Na tregoni, po ju çfarë do t’i shtonit listës?
1. Ai mburret gjithmonë për ty. Nëse ti ngrihesh në detyrë në vendin e punës apo thjesht fiton bileta për një koncert, ai nuk reziston dot pa i thënë të gjithëve, madje edhe atëherë kur t’i nuk e konsideron aq të rëndësishme. Sepse ai është fansi yt më i madh.
2. Edhe pas shumë vitesh të kaluara së bashku, ai akoma vazhdon të bëjë gjeste të vogla prej kavalieri për ju. Si për shembull, të të hapi derën, apo të të mbajë përkrahu kur ty të dhembin këmbët, pasi ke mbajtur veshur taka të larta gjatë gjithë ditës dhe nuk ke fuqi të hedhësh as edhe një hap më shumë.
3. Ai nuk mundohet të të ndryshojë ty. Ai e di që ti mund të jesh më e çrregullt se ai, se ti nuk di të gatuash apo të pëlqen të kesh pranë një kotele të vogël – dhe atij nuk i prishin punë këto, për të është gjithçka në rregull.
4. Mund të qash përpara tij, pa u ndjerë në siklet. Ai e di kur duhet të shqetësohet, apo kur ti thjesht je prekur nga skena e ndonjë filmi.
5. “Më mungon” nuk është thjesht një fjalë që ti ja thua kot. Është diçka që ti e ndjen me të vërtetë, edhe nëse nuk ka kaluar shumë kohë (p.sh. dy orë) që kur u takuat me njëri-tjetrin.
6. Kur shoqet e tua ankohen për bashkëshortët apo të dashurit e tyre, ti qetësohesh sepse nuk je pjesë e këtij debati. Nuk është se do të mburresh, por vërtetë nuk ankohesh për partnerin tënd sepse ai është i mrekullueshëm për ty.
7. Ai është i afrueshëm me familjen tënde dhe ai sigurohet që ti ta dish këtë fakt. Ai do ta telefononte babanë tënd, apo gjyshen tënde pa asnjë lloj hezitimi. Gjithashtu edhe ti do shkoje te ditëlindja e nipit të tij, edhe nëse ai s’do ishte aty.
8. Ai shqetësohet për miket e tua. Nëse njëra prej tyre po kalon një ditë të keqe, ai të sugjeron të kalosh ca kohë me të. Dhe nëse ka disa kohë që nuk ja dëgjon emrin ndonjërës prej tyre, ai të pyet se si po i shkojnë gjërat asaj.
9. Ai ju le të “shfryheni”. Nëse ka diçka që ju shqetëson, ju keni nevojë ta përsërisni e ta përsërisni pa fund. Ai nuk mërzitet nga kjo. E vetmja gjë që e shqetëson është se ti je e mërzitur dhe atij nuk i pëlqen kur ti ndihesh kështu.
10. Ai të thotë, pa e pritur, se ti dukesh shumë joshëse. Dhe mund të jetë dita kur ti s’i ke rregulluar flokët, apo nuk ke bërë makijazh, apo je veshur me një bluzë të thjeshtë.
11. Ju mund të bëni gjëra së bashku (si p.sh. të udhëtoni diku) pa u grindur gjatë gjithë kohës. Të gjithëve na ka rastisur të shohim (apo edhe të jemi pjesë) e ndonjë zënke idiote mes një çifti që nuk bien dakord se ku duhet të hanë drekë. Ju mund të bëni gjëra edhe më të vështira me partnerin tuaj, pa bërë gjithë këto fjalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ty që adhuron të zezën: 12 kombinime që do të të hyjnë në punë
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Pesë mënyra për të veshur një pallto me gëzof artificial
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Këto kombinime ngjyrash përshtaten më së miri: Falë tyre, çdo stil duket jashtëzakonisht i shtrenjtë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake