LAJMI I FUNDIT:

96 raste aktive me COVID-19 në Prizren, Haskuka: Shqetësuese që kohëve të fundit kemi raste të identifikuara në Klinikat Infektive

96 raste aktive me COVID-19 në Prizren, Haskuka: Shqetësuese që kohëve të fundit kemi raste të identifikuara në Klinikat Infektive

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se në këtë komunë aktualisht janë 94 raste aktive me COVID-19.

Haskuka ka thënë se është brengose fakti që kohëve të fundit gjithnjë e më shumë kemi raste të identifikuara në klinikat infektive, kurse i atyre të identifikuara nga gjurmimet është duke rënë.


“Kjo po ndodh për shkak se ka kërkesa të mëdha për teste, ndërkaq numri i testeve që po bëhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për ata që nuk kanë simptome, po zvogëlohet”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Që nga fillimi i pandemisë me virusin SARS-CoV-2 në Kosovë janë identifikuar 2.169 raste pozitive, me gjithsej 36 raste të vdekjes. Sipas statistikave, në komunën tonë në total kemi pasur 216 të infektuar, prej të cilëve 117 janë shëruar, 5 persona kanë vdekur, kurse aktualisht kemi 94 raste aktive.

Por brengosës është fakti që kohëve të fundit gjithnjë e më shumë kemi raste të identifikuara në klinikat infektive, kurse i atyre të identifikuara nga gjurmimet është duke rënë. Kjo po ndodh për shkak se ka kërkesa të mëdha për teste, ndërkaq numri i testeve që po bëhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për ata që nuk kanë simptome, po zvogëlohet.

Ne si Komunë e Prizrenit kemi ndërmarrë hapat për mbrojtjen e stafit administrativ, në mënyrë që edhe shërbimet të vazhdojnë pa ndërprerje. Po ashtu kam kërkuar nga Inspektorati Komunal dhe Policia e Kosovës që të monitorojnë implementimin e masave nga ana e bizneseve, ku mbajtja e maskave është obligative.

Me lehtësimin e masave kolektive tani mbrojtja ndaj virusit mbetet obligim individual i çdonjërit qytetar. Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani maska në publik, mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Më e rëndësishmja në parandalimin e përhapjes së virusit është që çdo person, i cili ka ndonjë nga simptomat e COVID-19, të vetëizolohet dhe ata që dyshojnë që janë të infektuar të paraqiten në numrin emergjent 038 200 80 800.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori