LAJMI I FUNDIT:

911 Big Sur është “kryevepra e re” e Singer

911 Big Sur është “kryevepra e re” e Singer

Singer përmes rrjeteve sociale ka zbuluar pamjen e “kryeveprës” më të re. Fjala është për modelin Big Sur, ku çdo pjesë është bërë me elegancë dhe finesë siç edhe është pritur nga modifikuesi i njohur i veturave të Porsche.

Big Sur është lyer me të kaltër dhe ka linja ngjyrë portokalli Singer Racing, pra Porsche 911 është vërtetë një kryevepër, transmeton Telegrafi.


Veturën e vë në lëvizje motori 4 litërsh i Singer, e bëhet fjalë për versionin e modifikuar 3.8 litra Cosworth. Motori është zhvilluar nga Ed Pink Racing që prodhon 390 kuaj-fuqi.

Fuqia motorike bartet në të katër rrotat falë ndërruesit manual me pesë shpejtësi. E shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.3 sekonda. /Telegrafi/