LAJMI I FUNDIT:

Me 76 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miraton në parim buxhetin 2022

Me 76 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miraton në parim buxhetin 2022

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2022.

Pas dy ditësh seancë maratonë, buxheti u miratua me 76 vota pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca për buxhetin u shoqërua me debate, akuza dhe kundër akuza mes palëve.


Opozita e konsideron buxhetin e vitit 2022 se favorizon oligarkët dhe varfëron shqiptarët, kurse mazhoranca si buxhetin që garanton rritjen ekonomike dhe rritjen e pagave.

Buxheti  prej 4. 3 miliardë eurosh pritet të miratohet nen për nen më 25 nëntor./A2 CNN