Policia e Gjirokastrës ka dërguar në prokurori materialet për nisje e hetimit të Shtëpisë së të Moshuarve, ku humbi jetën një 72-vjeçare.

Në këtë hetim janë përfshirë dy shtetase, D. D., 50 vjeçe, drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarve Gjirokastër, dhe Dh. Zh., 52 vjeçe, kryekujdestare në këtë institucion.


Hetimet u kryen pas ngjarjes së datës 4 mars 2026, kur në këtë institucion, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, dyshohej se kishte rënë aksidentalisht nga tarraca.

Më pas, gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës, ajo humbi jetën. Sipas hetimeve paraprake, rezultoi se e moshuara ishte vetëhedhur nga tarraca.

Policia njofton se procedurat ligjore ndaj drejtuesve të institucionit janë duke vijuar, ndërsa Prokuroria po shqyrton të gjitha rrethanat e ngjarjes. /euronews.al/