LAJMI I FUNDIT:

7,036 raste aktive dhe 1,544 të vdekur nga coronavirusi

7,036 raste aktive dhe 1,544 të vdekur nga coronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.761 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.036.


Ndryshe, ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, infektologu Valbon Krasniqi, ka thënë se nëse merren parasysh ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë, përfshirë rikthimin e nxënësve në shkolla, pastaj fushatat e partive politike dhe tubimet në masë, në javët në vazhdim mund të pritet rritje e rasteve me COVID-19.

Ai kishte folur edhe për variantin e ri të coronavirusit.

“Varianti i ri është një virus që është krijuar si rezultat i ndryshimeve mutative, pra mutacioneve që pësojnë viruset. Këto viruse janë të njohur për këto ndryshime dhe nuk është e re diçka për shkencën mjekësore. Deri më tani, kemi tri raste të konfirmuara nga 30 mostra që janë dërguar në Gjermani, tri kanë ardhur me këtë varianti të ri. Është e vështirë të thuhet për numrin e mundshëm të rasteve me këtë varianti të ri, pasi Kosova dhe shumica e shteteve përreth, nuk kanë mundësi të bëjnë sekuencat gjenetike, pra të tipizojnë virusin. Por, ajo që është me rëndësi është se për të njëjtin virus, masat parandaluese janë të njëjta dhe trajtimi është i njëjtë”. /Telegrafi/