LAJMI I FUNDIT:

70% e femrave përjetojnë rënie të flokëve – si ta parandaloni këtë dukuri?

70% e femrave përjetojnë rënie të flokëve – si ta parandaloni këtë dukuri?

Për shumicën e femrave, flokët nuk shërbejnë vetëm për ta mbajtur kokën të ngrohtë.

Flokët janë ‘batanije’ për kokën, shenjë e stilit personal dhe diçka që shpenzoni kohë e para për t’i mirëmbajtur, transmeton Telegrafi.

Pra, për 70% të grave të cilat përjetojnë rënie të flokëve, normalisht se kjo gjë shkakton shumë stres.


Por, a ka diçka që mund të bëni për ta parandaluar rënien e flokëve ose për ta ngadalësuar këtë proces kur fillon të ndodh?

Dr. Shahmalak, specialist i transplantimit të flokëve, shpjegon se 80% e rënies së flokëve ndodh si pasojë e faktorëve gjenetikë, të cilët i keni trashëguar nga prindërit.

Por, siç shpjegon ai, shanset për të pasur rënie të flokëve rriten nëse keni ndonjë sëmundje të caktuar, nëse pini duhan, nëse përdorni kimikale të dëmshme për flokët, si pasojë e stresit, ushqimit të dobët, etj.

Megjithatë, nëse veç keni filluar të vëreni se po ju bien flokët, çfarë duhet të bëni?

“Suplementet mund të kryejnë punë për një shëndet më të mirë të flokëve, por në përgjithësi vetëm atëherë kur rënia e flokëve ndodh si pasojë e mungesës së tyre”, shpjegon Dr. Shahmalak.

Në mënyrë që ta parandaloni rënien e flokëve, specialisti sugjeron të bëni ushtrime fizike sepse qarkullimi i gjakut e furnizon me oksigjen skalpin dhe me nutrientë rrënjët e flokëve.

Gjithashtu ai thotë të mos pini duhan, t’i shmangni kimikalet e dëmshme dhe të mos i mbani flokët e lidhura ngushtë.

Por, nëse asnjëra prej këtyre nuk funksionon, atëherë është koha ta konsideroni ndërhyrjen kirurgjike! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gratë mbi 40 vjeç mund të 'zbusin rrudhat' me këtë produkt të kujdesit të lëkurës

Gratë mbi 40 vjeç mund të 'zbusin rrudhat' me këtë produkt të kujdesit të lëkurës

Femra
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Ky aksesor praktik po rikthehet me modë falë ikonave si Jennifer Lawrence

Ky aksesor praktik po rikthehet me modë falë ikonave si Jennifer Lawrence

Aksesorë
Çfarë ngjyre ju pëlqen të vishni, t’ju tregoj se kush jeni!

Çfarë ngjyre ju pëlqen të vishni, t’ju tregoj se kush jeni!

Psikoprofil
Taylor Swift tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Grammy 2025, por një detaj bie më së shumti në sy

Taylor Swift tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Grammy 2025, por një detaj bie më së shumti në sy

Femra
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Kalo në kategori