LAJMI I FUNDIT:

7 të lënduar në 10 aksidente dje në Shkup

7 të lënduar në 10 aksidente dje në Shkup

Policia rrugore përgjat ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer hetim të mbi 10 aksidenteve të komuikacionin, ku janë lënduar 7 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB në Shkup thonë se gjatë ditës së djeshme janë dënuar një numër i madh i qytetarëve. 5 drejtues të makinave janë dënuar për tejkalim të shpejtësisë, 7 kaluan në ngjyrën e kuqe të semaforit, 28 kanë drejtuar makinën pa patent shoferi dhe 10 drejtues nuk kanë vendosut rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefonin.


Me ndihmën e karrotrecit në ditën e djeshme janë laruar gjithsej 107 makina.

Në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, sot departamenti për parandalim pranë SPB-së në Shkup do të organizojë punëtori edukative në shkollën fillore “Gjorgje Pulevski”./Telegrafi