67 deputetë kërkojnë nga Gazeta Zyrtare që të publikohet zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi

Shumica parlamentare ka dërguar kërkesë deri te Gazeta Zyrtare që të publikohet zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
67 nënshkrime janë verifikuar në arkivën e Kuvendit dhe pritet që të ndodhë hapi i radhës në mënyrë që edhe zyrtarisht, Talat Xhaferi të merr pushtetin në Kuvend.
Nga kabineti i Xhaferit thonë se nuk presin pengesa pasi që vendimi për zgjedhjen e tij është nënshkruar edhe nga Ferid Muhiq e Goran Misovski./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































