LAJMI I FUNDIT:

​612 policë kryejnë teste serologjike në Qendrën Mjekësore të FSK-së

​612 policë kryejnë teste serologjike në Qendrën Mjekësore të FSK-së

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti priti sot në një takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Takimi kishte një shkas të veçantë, i cili vjen pas një ndihme në aspektin mjekësor që Qendra Mjekësore e FSK-së ka realizuar në procesin e testimeve serologjike për 612 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, u.d. i drejtorit të përgjithshëm Samedin Mehmeti ka çmuar lart bashkëpunimin e vazhdueshëm me FSK-në, i cili tani po pasurohet edhe në aspektin mjekësor përmes ndihmave konkrete.


“Bashkëpunimi ndërinstitucional i këtyre dy institucioneve, pos aspektit human në këtë rast, është edhe një lloj ëndrre e brezave që të shohin institucione të tilla që bashkëpunojnë në të mirë të atdheut”, tha ai.

Ndërsa, gjenerallejtënant Rama shprehu gatishmërinë për bashkëpunime edhe në të ardhmen dhe me mbështetje në forma të ndryshme për projektet e Policisë së Kosovës, përfshirë ofrimin e përvojave në aspektin e sigurimit të pajisjeve të veçanta që mund t’i shërbejnë Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
​A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

​A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

Lajme
Kalo në kategori