LAJMI I FUNDIT:

56 mësimdhënës dhe 25 nxënës të infektuar me COVID-19, Ministria e Arsimit thotë se mësimi po zhvillohet normalisht

56 mësimdhënës dhe 25 nxënës të infektuar me COVID-19, Ministria e Arsimit thotë se mësimi po zhvillohet normalisht
Foto: Ilustrim

Situata nëpër shkollat e Kosovës sa i përket numrit të të infektuarve me COVID-19, po konsiderohet e menaxhueshme nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës.

Në një prononcim për Telegrafin, Enver Osdautaj këshilltari i ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se mësimi është duke u zhvilluar normalisht dhe se numri i të infektuarve nuk është i lartë.


Osdautaj tha se deri të hënën nga 1016 të testuar nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike prej të cilëve 56 mësimdhënës dhe 25 nxënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Nuk e kemi situatën keq, mësimi është duke u zhvilluar normalisht gjithkah. Numri i të infektuarve nuk është shumë i madh”, tha Osdautaj.

Derisa numrat e të infektuarve nëpër shkolla nuk po konsiderohen shqetësues, nëpër disa shkolla tashmë kanë filluar të vazhdojnë mësimin online, si pasojë e rasteve pozitive të paraqitura në këto shkolla.

Shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është mbyllur gjatë të hënës për shkak se tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

Shala pohoi se tashmë kjo shkollë do të kalojë në skenarin C, mbajtjen e mësimit online.

“Shkolla Pjetër Bogdani ka kaluar në skenarin C-mësim online me rekomandim të IKSHPK-së. Kanë rezultuar pozitivë tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik”, tha ajo.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 68 raste të reja me COVID-19, kurse vetëm në Prishtinë 21.

Ndërkaq, pas dy javësh mësimi online, shkolla “Faik Konica” në kryeqytet i është kthyer mësimit me skenarin A të minsitrisë.

“Duke i parë rrethanat dhe situatën në të cilën gjendemi për shkak të pandemisë, kërkojmë nga ju që të respektoni masat në mënyrë rigoroze sipas  udhëzuesve, protokolleve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së. Kjo është e vetmja mënyrë që të mbajmë shkollat hapur. Vetëm bashkë mund të ja dalim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori