LAJMI I FUNDIT:

49 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive, tre prej tyre në gjendje kritike

49 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive, tre prej tyre në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të hospitalizuar gjenden 49 pacientë me Covid-19.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se në pritje të rezultateve janë 8 raste, ndërsa janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19, gjithsej 3 raste.


Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 18 raste të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.

Nga 49 raste të infektuar me Covid 19 e që janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive: 40 raste janë në gjendje stabile, 6 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike tre pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të martën është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere, duke çuar në 5 numrin e të infektuarve brenda hospitalor.

“Pesë infermieret e infektuara me Covid -19 janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me shifrat e fundit, sipas IKPSHK-së, numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 184, i të shëruarve 30, ndërsa i viktimave është pesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori