LAJMI I FUNDIT:

471 mijë euro i kushtojnë Kosovës zgjedhjet në komunat veriore

471 mijë euro i kushtojnë Kosovës zgjedhjet në komunat veriore

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se buxheti i planifikuar për zgjedhjet në veri të Kosovës është 471  mijë euro.

Ajo ka dhënë të premten një intervistë për televizionin publik se institucioni që drejton është gati për zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat.

“KQZ është gati, plani operacional është aprovuar dhe deri më tash nuk ka asnjë pengesë. Buxheti është aprovuar, kosto e planifikuar do të jetë 471 mijë euro për dy raunde. Të gjitha përgatitjet janë duke shkuar në drejtimin e duhur”, ka thënë Daka.


Ajo ka kujtuar se për zgjedhjet në veri kanë aplikuar tri subjekte: PDK, lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.“Në këto zgjedhje nuk kemi kandidatë nga subjektet e tjera të qytetarëve serbë pos Listës serbe, kurse në zgjedhjet e tjera kemi pasur”, ka thënë ajo.

Daka ka theksuar se qytetarë me të drejtë vote në komunat e veriut janë rreth 52 mijë.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori