LAJMI I FUNDIT:

450 mijë euro për ndërtimin e stadiumit ‘Sami Kelmendi’

450 mijë euro për ndërtimin e stadiumit ‘Sami Kelmendi’

Në vazhdën e investimeve në sport, që për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës në vend, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit, me qëllim mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit “Sami Kelmendi”, në të cilin projekt, MKRS-ja do të investojë 450 mijë euro.

Ministri, Kujtim Shala, dhe Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, me këtë rast u shprehën se ky investim kapital ndihmon zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Lipjan.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po punon në shumë drejtime, që të ndihmojë komunat për përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit, sidomos në këtë fazë kur futbolli i Kosovës është ndërkombëtarizuar, njofton MKRS.


Kryetari Ahmeti e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen që i ka dhënë Lipjanit, dhe u shpreh se ky projekt është i një rëndësi të posaçme për futbollin e kësaj komune.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Ligat tjera
Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

La Liga
Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Ligat tjera
Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

La Liga
Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

La Liga
Kalo në kategori