U liruan si të pafajshëm në rastin Lagja e Trimave. Por, Besnik Ajdini, Fazli Osmani dhe Besnik Bajrami thonë se nuk do të mund të kompensohet me asgjë qëndrimi pa faj prapa grilave për dy vjet e gjysmë dhe privimi nga liria larg familjes, shkruan tv 21. Ata paralajmëruan se do të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti për gjithçka që përjetuan.
“Do të ankohemi për dëmshpërblim, por paraja asgjë nuk është ndaj familjes. Prej dy vjet e gjysmë që jam këtu, e ndjej veten shumë keq, larg familjes e larg fëmijëve”, tha Besnik Ajdini, i liruar si i pafajshëm.
Sipas palës mbrojtëse, predispozitat ligjore parashohin dëmshpërblimin me nga 1.000 denarë për çdo ditë të kaluar si të pafajshëm në qelinë e burgut që nga dita e arrestimit. Avokatët thonë se kjo shumë u takon vetëm nga qëndrimi fizik në qeli që iu ka pamundësuar atyre të punojnë dhe të mbajnë familjen.
Avokati i njërit prej të akuzuarve Asmir Alispahiç, paralajmëron kërkesë për dëmshpërblim të klientit të tij edhe për vuajtjen psikike që ka përjetuar gjatë qëndrimit në paraburgim për dy vjet e gjysmë.
“Tani, duhet ta presim vendimin e shkruar të gjykatës dhe të shohim se a do të parashtron Prokuroria ankesë për katër personat e liruar nga akuzat e tyre. Nëse do të bëhen këto ankesa, atëherë vendos Gjykata e Apelit dhe pas prononcimit të kësaj gjykate të shkallës së dytë. Atëherë në një periudhë të caktuar, sipas Ligjit për marrëdhënie detyruese, të liruarit kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim nga ana e atyre që e kanë parashtruar dhe shqiptuar paraburgimin. Ky detyrim bie në kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht në Drejtorinë për zbatimin e Sanksioneve”, tha Asmir Alispahiç, avokat.
Nga pala mbrojtëse, thonë se sipas Kodit Penal, të gjithë të personat që janë liruar dhe iu janë tërhequr akuzat, të njëjtëve iu takon dëmshpërblimi material në vlerë monetare. Por sipas procedurës ligjore duhet të pritet që vendimi për lirimin e tyre të bëhet i plotfuqishëm, që sipas avokatëve bëhet vetëm nëse Prokuroria nuk ka ankesë të shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit. Pasi të përfundojë ajo fazë, atëherë të dëmtuarit në një afat kohor prej 3 vitesh kanë të drejtë ankese për dëmshpërblim për mbajtjen në paraburgim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?