Të jesh një flokëkuqe do të thotë se mund t'i shtosh sharmë personalitetit tuaj, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse e përdorni grimin e duhur.
Ngjyra juaj e flokëve përcakton se çfarë grimi do të vëni. ë mënyrë që t’i shfrytëzoni të gjitha përparësitë që ju ofron ngjyra e flokëve, ju ofrojmë disa këshilla, që vlejnë sa ari.
Pudra
Për flokëkuqet më së miri do të ishte nëse do ta shmangnit pudrën e verdhë dhe atë vjollcë si dhe atë krem. Më mirë do të ishte të përcaktoheshit për nuanca bezhë apo nuanca neutrale, sesa të përdorni ato më të theksuara që pa kurrfarë dyshimi se do ta shkatërrojë dukjen tuaj. Nuanca e pudrës duhet të përputhet me tonet bazë të lëkurës tuaj e po ashtu edhe me kushtet atmosferike. Vendosni vetëm aq pudër për sa keni nevojë, ndërsa për t’i fshehur njollat apo ndonjë mangësi eventuale atëherë përdorni pudër në bazë pjeshke.
Buzëkuqi
Për flokëkuqet, nuancat e forta korale të buzëkuqit si dhe ato të portokallta nuk janë edhe aq të përshtatshme. Në vend të këtyre, më së miri do të ishte të përcaktoheni për buzëkuq me nuanca të kumbullës, në mënyrë që të theksoni dukjen tuaj të bukur. Po ashtu mund të eksperimentoni me ngjyrat si ajo e kaltra dhe ajo ezmere që për bazë kanë ngjyrën e kuqe, ndërsa që më së miri do t’ju përshtatet ngjyra e kajsisë dhe ajo e pjeshkës së malit. Nëse dëshironi që të arrini një dukje me eksituese dhe më intensive, atëherë përcaktohuni për nuanca të errëta vjollcë.
Sytë
Ngjyra e syve, ngjashëm sikurse të gjitha ngjyrat e tjera të flokëve, po ashtu edhe te flokëkuqet duhet marrë në konsideratë, sidomos në momentin kur dëshironi të blini grimin apo ta vendosni ju vetë atë. Nëse sytë tuaj kanë ngjyrë të gjelbër, atëherë përcaktohuni për nuanca vjollcë. Për ezmeret zgjidhni nuancat e buta e nëse jeni sykaltroshe përcaktohuni për hije të arta. Nëse dëshironi të arrini një dukje glamuroze, gjithsesi vendosni dhe maskarë me ngjyrë të zezë. Për dukje paksa më natyrale përcaktohuni që maskara të jetë në ngjyrë bronzi apo ezmere.
Stili i flokëve
Gjatësia dhe cilësia e flokëve janë të një rëndësie kruciale marrë parasysh se kjo është gjëja e parë që njerëzit vërejnë te ju. Nëse keni flokë kaçurrel e të një gjatësie mesatare, atëherë lëshojini ashtu të lira. Po ashtu, ekspertët ju këshillojnë që për kujdesin e flokëve të përdorni preparate për flokë të ngjyrosura dhe për ruajtjen e ngjyrës si dhe prej me faktor mbrojtës, i cili do t’i mbrojë flokët tuaj nga ndikimi i faktorëve të jashtëm e të dëmshëm.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjërat të cilat meshkujt i lakmojnë në seks
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Një fakt që gratë duhet ta dinë. Sa kohë mund të "mbijetojnë" spermatozoidet?
Është nënë e tre fëmijëve dhe qe dy dekada duket e njëjtë – për figurën e përsosur, Megan Fox i detyrohet dietës së popullarizuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja