LAJMI I FUNDIT:

Me 4-7 prill 2019 në Prishtinë mbahet konferenca e teknologjisë Software Freedom Kosova (SFK)

Me 4-7 prill 2019 në Prishtinë mbahet konferenca e teknologjisë Software Freedom Kosova (SFK)

SFK është një ndër konferencat më të mëdha vjetore të Evropës Jug-lindore që promovojnë softuerin e lirë me kod burimor të hapur (free and open source software), kulturën dhe dijen e hapur, lëvizje globale e cila ka filluar rreth 30 vjet më parë.

Me një̈ audiencë prej 350+ pjesëmarrësve, që 10 vite SFK ka mbledhur së bashku mendimtarë̈, zhvillues e përdorues softueri, ndërmarrës dhe lider per të bashkëpunuar, mësuar dhe ndarë interesat e përbashkëta në fushën e teknologjisë së hapur përmes një kombinimi ligjëratash, trajnimesh e punëtorish.


Në SFK konferencën e këtij viti do të keni mundësi të dëgjoni 15 ligjerata nga folës të vendit dhe nga jashtë, një panel diskutimi mbi të bërit biznes me “Open Source” si dhe të merrni pjesë në njërën nga 14 punëtoritë që do të mbahen.

Punëtoritë fillojnë nga ora 10:00 deri 15:00, ndërsa ligjëratat nga 17:00-21:00. Konferenca mbahet në disa lokacione: ligjëratat e pasdites në Kino Armata ndërsa punëtoritë në Bibliotekën Kombëtare, Termokiss dhe Prishtina Hackerspace.

SFK është burim i mirë i kontakteve dhe mundësi për të shkëmbyer përvojat mes ligjërueseve dhe pjesëmarrësve nga vendi dhe jashtë̈.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj konference kërkohet të rezervoni biletën tuaj për secilën punëtori veç e veç ndërsa një të vetme për gjitha ligjëratat në faqen e konferencës sfk.flossk.org.  Biletat janë pa pagesë!

SFK vazhdimisht ka shërbyer si pikënisje për zhvillimin e projekteve tjera të reja si OpenStreetMap, PrishtinaBuses, Prishtina Hackerspace dhe shumë seminare dhe punëtori.

Kjo konference organizohet nga FLOSSK (Free/Libre Open Source Software Kosova), një organizatë joqeveritare që mbështet dhe promovon zhvillimin e teknologjive të hapura. #sfk19