38 vatra zjarri në Kosovë, 24 ende aktive – Agjencia e Menaxhimit Emergjent del me raport

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dalë me një raport të ri sa i përket situatës me zjarret në Kosovë.
Gjatë periudhës nga ora 08:00 deri në 14:00, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në territorin e Kosovës. Nga këto, 24 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar.
Në lidhje me situatën, Agjencia thekson se “menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit.”
Gjithashtu, në njoftim shprehet mirënjohje për punën e zjarrfikësve.
“Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret”, thuhet në njofti,
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga qytetarët në situata emergjente. /Telegrafi/


































