LAJMI I FUNDIT:

36 aksidente gjatë katër ditëve në Shkup

36 aksidente gjatë katër ditëve në Shkup

Gjatë katër ditëve në Shkup kanë ndodhur 36 aksidente rrugore ku lëndime trupore kanë marrë 3 persona dhe 2 janë lënduar më lehtë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 18 automjete që s’kanë qenë të regjistruara, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas njoftimit të SPB Shkup, me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara kanë lëvizur 22 vozitës.

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 61 dënime./Telegrafi/