Nga COVID-19 në Kosovë janë prekur edhe 350 pacientë të cilët vuajnë edhe nga kanceri, megjithatë këta pacientë e kaluan atë si një infeksion të zakonshëm.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se përkundër pandemisë COVID-19, kanë arritur të ofrojnë shërbime për të gjithë pacientët.
“Krahasuar me vitin 2019 është ulje e rasteve me kancer për 15 për qind, kjo është rezultat i pandemisë, vonesës së procedurave diagnostikuese të sëmundjeve malinje, ky numër nuk do të thotë se është real, pasi që sëmundja është në mesin tonë, por nuk është zbuluar me kohë. Mendoj që trendi që ka filluar në janar të vitit 2021 tregon që ka tendencë me u ngrit, sikurse që ka qenë në vitet paraprake, por ne shpresojmë që ky numër të mos shkojë shumë, dhe të mos kalojë ato të vitit 2019, ku ne kemi regjistruar 1600 raste të reja për një vit”, është shprehur ai.
Kurtishi theksoi se gjatë vitit 2020 kanë ofruar rreth 400 mijë shërbime në Klinikën e Onkologjisë.
“Gjatë periudhës së pandemisë, Klinika e Onkologjisë ka punuar dhe ka dhënë të gjitha shërbimet e veta, ka dhënë shërbime me kimioterapi dhe në shërbimin e radioterapisë, dhe këto shërbime kapin një shifër gati 400 mijë shërbime të ndryshme në Onkologji. Furnizimi me ilaçe ka qenë relativisht i mirë, ku gjatë pjesës më të madhe të vitit, ilaçet kanë qenë në dispozicion dhe shërbimi i radioterapisë ka ofruar shërbimet e veta, me ndonjë pengesë ndonjëherë që kanë mundur të ndodhin në aparate”, tha mes tjerash ai për Telegrafin.
Duke folur për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet malinje, Kurtishi pohoi se rreth 350 prej tyre kanë qenë të prekur edhe nga COVID-19.
“Së paku 300 – 350 pacientë kanë pasur edhe infeksion me coronavirus, pra këta pacientë kanë qenë në tretman në Onkologji, të gjithë e kanë kaluar si një infeksion të zakonshëm, në përjashtim të disa rasteve të cilët kanë kërkuar hospitalizim në klinikën Infektive, ose të Pulmologjisë. Të gjithë e kanë tejkaluar infeksionin”, sqaroi Kurtishi.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, tha se tashmë ofrojnë shërbime edhe për trajtimin e tumoreve në organet gjenitale.
“Për herë të parë ofrohet shërbimi i Brahiterapisë, përkundër pandemisë ne kemi arritur që të aktivizojmë një metodë të re të trajtimit të tumoreve në organet gjenitale. Vitin 2021 do të kemi ilaçe shtesë, që do ta lehtësojnë trajtimin e sëmundjeve malinje”, potencoi ai.
Ndryshe, sot shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë