Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur statistikat e shërbimeve të ofruara gjatë javës së kaluar, ku ndër të tjera janë regjistruar 31 lindje – 16 djem dhe 15 vajza.

Sipas njoftimit, vetëm brenda një jave janë kryer:


  • 3,002 vizita specialistike
  • 256 pranime dhe mesatarisht 203 pacientë të shtrirë në ditë
  • 1,739 pacientë me gjithsej 19,228 analiza laboratorike
  • 68 operacione të suksesshme
  • 235 dializa
  • 520 ekzaminime me Rëntgen, 298 me Eho, 120 CT dhe 59 MRI
  • 26 ergometri dhe 30 ekokardiografi
  • 9 kolonoskopi dhe 16 gastroskopi
  • 234 shërbime fiziatrike

Spitali ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ofrojë shërbime të specializuara për pacientët, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit të stafit mjekësor në kujdesin ndaj qytetarëve. /Telegrafi/